Home KRYESORE Publikimi ne rrjetet sociale dhe privatësia!

Publikimi ne rrjetet sociale dhe privatësia!

Miqësisht nga Artur Nura

Te publikosh sot ne rrjetet sociale dhe te kërkosh privatësi, është me e pakta irracionale! Sot, kur te gjithë janë te pajisur me celulare te fjalës se fundit te teknologjisë dhe pjesën me te madhe te kohës se lire e kalojnë duke “shëtitur” ne këto rrjete, kur ti publikon ne një status tendin një opinion për një institucion publik dhe kërkon te ruhet privatësia e atij statusi, është me e pakta mungese qytetarie.

Sigurisht privatësia është një institucion qe duhet ta respektojmë për te tjerët si për veten dhe vetes ti lejojmë atë qe do ja pranonim edhe te tjerëve. Nese nuk kuptojmë kaq pak, ne me te mirën me te mundshme, duhet vetes te mos i japim luksin e kritizerit te asaj qe është publike.

Here pas here te qëllon, edhe pse shume rralle qe dikush shkruan ne profilin e tij një opinion për një apo disa institucione publike, apo personazhe te tilla publike, dhe kur këto publikime shohin dritën e botimit ne një portal “on line”, gazete, apo edhe Tv, thonë qe u është shkelur privatësia!

Arsyetojnë qe e kane dhëne atë mendim vetëm për miqtë e tyre konfidenciale! Nuk e di për ju te nderuar lexues te Perqasja.com , por ne dy eksperienca personale, unë si gazetar e botues nuk kam qene mik konfidencial i asnjërit! Te kërkosh një gjë te tille, me e pakta duket e ngjashme sikur, ata/ato qe pranojnë te hyjnë ne programin popullor “Big Brother” te kerkojne privatësi…! Ose, me e shumta është te banosh ne një shtëpi prej xhami te tejdukshëm e te qëndrosh brenda saj sikur te jete shtëpi me tulla. Pse jo, është njësoj sikur te nderesh ne ballkon plackat e tua e tu kërkosh njerëzve jashtë te mos i shohim…!

Share: