Sipas gazetarit Lutfi Dervishi ne artikullin e tij “Laguna Blu dhe Lengaraqet” thotë se paska njerëz që mendojnë se këta që kemi në krye te politikes janë banditë! Luti thotë se nuk është dakord dhe se ata nuk janë banditë! – ” Do të ishte kompliment t’i quaje banditë! Këta janë lëngaraqë. Ka një dallim mes banditit dhe langaraqit! Një qeveri banditësh bëhet e fortë me të ”˜fortit’, një qeveri lëngaraqësh bëhet e fortë me të dobëtin.” thote Lutfi Dervishi ne shkrimin e tij te sotem duke vazhduar: ” Një qeveri që arreston berberin, që i pret energjinë elektrike një të moshuare të vetmuar 99-vjeçare që i vë tritolin godinave me leje (dhe që thotë se leja nuk ka qenë e ligjshme), një qeveri që arreston muratorin se po rregullon pa leje çatinë e shtëpisë, një qeveri që kërkon burg për një kupon kafeje, një qeveri që terrorizon të dobëtin dhe të pamundurin është thjesht lëngaraqe, lëngaraqe se përdor disa standarde!