Home I pakategorizuar Valsi i lotëve te mia, Ti o lot i kristalte!

Valsi i lotëve te mia, Ti o lot i kristalte!

Mga Marsela Xhafa

Valsi i lotëve te mia Ti o lot i kristalte! Je kaq i vogël e cfare madhësie fsheh brenda teje.Rropatem ne mendime për te te kuptuar me mire ty, por ngec brenda tyre pa kuptuar asgjë!

Ti je me i madh se unë, ti me përfshin mua. Ti me kupton me mire se askush tjeter. Je i pandashëm me zemrën, çdo gjë qe për te ka kuptim e domethënie ti e përcjell me se mire. Kur ndiej dhimbje, zemërim, qan edhe ti, je partneri i saj shoqërues.

Kur lumturia me ka trokitur,e zemra gati shpërthen nga gëzimi ti je serish aty. Sytë shndrisin nga lumturia, shoqëruar me lotët e kristalte për ta ndjere akoma me tepër gëzimin.

Ti o Lot ,shoqëruesi im i pandashëm ne rrugën e jetës. Tani te them qe nuk je me i tille. Burimi yt dikur i pashtershëm tani nuk është me ashtu, ai ka shterur. Dhimbje ka madje me shumice, gëzim dhe lumturi po ashtu. Por lot…nuk ka me. Ka kohe qe nuk i shoh tek fytyra ime te fillojnë te vallëzojnë valsin e tyre te preferuar,te mbledhur dore prej dore tek rrëshqasin drejt mjekrës…

Share: