Home I pakategorizuar 11 shtatorit në SHBA dhe e fundit në Francë, ndryshojnë historinë…

11 shtatorit në SHBA dhe e fundit në Francë, ndryshojnë historinë…

Nga Teuta Nunaj

Pas tragjedisë në Paris, Francë, reagimet për të dhe për qëndrimet e mbajtura ndaj saj janë të ndryshme. Unë mendoj se nuk duhet të ketë krahasim mes tragjedish, pavarësisht vendit se ku ato mbahen. Por tragjedi të tilla si e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe e fundit në Francë, bëjnë diferencën, jo për numrin e viktimave apo vendin, por për ndikimin që ato sjellin në histori, duke e bërë historinë të ndryshojë.

Mendoj se shqiptarët si të gjithë njerëzit janë të lirë të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre kundrejt sulmeve në Paris, por nuk më duket korrekt që këto qëndrime të gjykohen dhe analizohen duke u vendosur epitete të ndryshme, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të lirisë së tyre. Nëse shqiptarët duan të sensibilizohen me të, është zgjedhja e tyre, e cila nuk duhet gjykuar sipas opinionit të dikujt që e mendon në një tjetër formë.

Ndaj çdo thirrje që ata të bëjnë ndryshe, më duket krejt pa vend.

Diversiteti përbën pikërisht, lirinë!

Share: