Klasa politike, kryesisht partitë te ashtuquajtura te Vogla kane nisur të diskutojnë për ndryshime të tjera të Kodit Zgjedhor si nje domosdoshmëri politike për një demokraci funksionale. Një prej propozimeve i përfshirë në tavolinën e diskutimeve edhe në vitin 2008, është sistemi “Prim”, sistem i cili i jep partisë së parë 20 deputetë plus ne pra drejtpërdrejte votat e partive te vogla. Sistemi në fjalë është i përdorur në disa vende si në Spanjë apo Greqi dhe nuk është se pergezohet. Një sistem i tillë dobëson tejet shumë partitë e vogla, çka i lë jashtë Parlamentit sic ka ndodhur qartazi ne rastin shqiptar. Burime te revistes “Përqasje” bejne me dije se Eduart Abazi kryetari i Aleanca Demokratike ka shtjelluar këtë ngerc te sistemit tone zgjedhor edhe me ambasadorin amerikan ne Shqipëri, z. Donald Lu dhe ka gjetur mbështetjen e plote te tij. Abazi është ideatori dhe një nga organizatoret i i tavolinës se rrumbullaket te partive te vogla se bashku me Skender Gjinushin e partise Social Demokrate dhe Dritan Broka partia Forca Rinia e cila ka moshe mesatare ne anëtarësime rreth 27 vjeçare.