Zëvendës ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Tsach Saar ka konsideruar si zhgënjyes votimin Pro të Shqipërisë në OKB për ngritjen e flamurit palestinez. Sipas Saar, marrëdhëniet mes dy vendeve janë historike e për këtë duhet të punohet që të zgjerohen më tej, si dhe qëndrimi që Tel Avivi ka mbajtur ndaj Kosovës është shumë herë më pozitiv se ai i Palestinës, ka thëne zv. ambasadori por duke mos percakuar se kur do e njohi Kosovën qeveria e tij.
“Sigurisht që ishim vërtet të zhgënjyer sepse ne besojmë në bisedime direkte dhe jo duke u përpjekur të ndërkombëtarizojmë konfliktin. Bisedimet direkte janë mënyra e duhur dhe ne ishim vërtet të zhgënjyer nga vendimi i Shqipërisë. Përpos kësaj palestinezët as nuk e kanë njohur Kosovën. Ne nuk po themi jo dhe kjo është shumë e rëndësishme. Përpos kësaj ne kemi marrëdhënie kulturore dhe ekonomike me Kosovën dhe kemi marrëdhënie shumë të mira me Shqipërinë. Vitin tjetër ne do të festojmë 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ne kemi marrëdhënie të forta dhe historike ndaj shpresojmë t’i ruajmë dhe sigurisht t’i zgjerojmë ato”, ka thënë Saar në emisionin “Diplomaticus” në News 24.