Home KRYESORE SHMTTSH kërkon diferencim te TVSH-se…

SHMTTSH kërkon diferencim te TVSH-se…

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë pasi pasi po ndjek me vëmendje reagimet e Shoqatave të ndryshme të sipërmarrjeve private, vëren se ata kanë përkrahur disa nga kërkesat që Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë parashtruar në Konferencën e dytë Kombëtare që u realizua pak ditë më parë.

“Kështu, ata mbështesin qëndrimin tonë, që sipërmarrësit, qoftë të mëdhenj apo të vegjël, nuk mund të burgosen për parregullsitë që mund të kenë. Një tjetër pikë e shtruar prej nesh dhe që është imediate për tu realizuar në këtë moment ku varfëria është ulur këmbëkryq, është diferencimi i TVSH-së për mallrat jetike, edhe kjo një pikë që shoqatat e tjera po e artikulojnë tashmë, pasi e kanë kuptuar rëndësinë dhe mbi të gjitha emergjencën. Inkurajojmë dhe mbështesin çdo iniciativë në ndihmë të sipërmarrjes së lirë, me kusht që ata të parashtrojnë vetëm kërkesa ekonomike.”

– shkruan Neranxi ne një komunikim për Mediat dhe grupet e ndryshme tregtare ne Shqipëri direkt pas protestave te Tregu çam per politikat fiskale te qeverise “Rama”.

Share: