Home KRYESORE Erion Veliaj, Parkimi për banoret falas.

Erion Veliaj, Parkimi për banoret falas.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak se parkingu për banorët rezidentë ne kryeqytet do të jetë falas. Në fjalën e mbajtur përpara këshilltarëve, Veliaj tha se projekti për tarifimin e parkimit të automjeteve sipas zonave nuk prek banorët që parkojnë në zonë ku jetojnë. Ai deklaroi se garantohet që rezidentët të kenë parkimin falas duke shtuar se kjo inciative disiplinon sistemin e transportit, shton të ardhurat e Bashkisë dhe, është shumë e avantazhuar nga shumë alternativa të tjera.

“Të gjitha të ardhurat i shkojnë Bashkisë, qyteti fiton të ardhura, hapësirë, një jetë shumë më të shëndetshëm, shpëtojmë nga një kulturë zaptimi”, deklaroi Veliaj.

Share: