Home KRYESORE Dekriminalizimi dhe arsyet per te qene skeptik!

Dekriminalizimi dhe arsyet per te qene skeptik!

Nga Afrim Krasniqi

“Dekriminalizimi është më shumë kulturë sesa akt. E gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë të përfshihet në një proces katarsisi moral dhe civil, për të menduar për vlerat, për të kërkuar vlerat, për të promovuar vlerat.

Shoqëritë që kanë forcë ta bëjnë këtë gjë, bëjnë ndryshimin e madh dhe fitojnë jo vetëm kohën e humbur. Shoqëria shqiptare kam frikë se nuk është e tillë. Ajo pret, pranon, përfaqëson dhe ushqehet me gjithçka i ofron politika: parlament të inkriminuar e parlament të dekriminuar, administratë militante dhe administratë abuzive, retorikë denigruese dhe retorikë reflektuese.

Duke mos pasur forcë të ndryshojë nga brenda, të bëjë dallimin midis të mirës dhe të keqes, të ngrejë zërin në mbrojtje të interesave të mëdha dhe të prodhojë një elitë tjetër politike shoqëria i ngjan viktimave të kriminalitetit, – e dhunuar, e zhgënjyer, e lodhur, e pafuqishme për reagim, e destinuar të pranojë fatin e keq dhe e rrezikuar të mbetet viktimë duke ndryshuar vetëm padronin e radhës!

Ky është lajmi më i keq në të gjithë këtë histori, lajm për të cilin nuk jep përgjigje as nisma e re e dekriminalizimit dhe as elita politike që pasi na ofroi dhe imponoi krimin bie akord me të që për pak kohë të bëjnë sikur ndahen. Një akord taktik midis të pasurve që jetojnë në luks në një shoqëri të varfër. Si në historitë me “bella mafia”.

Komenti i plote gjendet ne adresen Ikub.al

Share: