Deputetja e Kosoves Alma Lamaj reagon pasi ven re se sipas saj kane filluar manipulimet ne lidhje me deklaratat e saj ne nje emision televiziv pse sipas saj Kosoves nuk i është lejuar referendumi, ne bisedimet e Vjenës.
– “Perkunder nderhyrjeve qe me bene, duke me penguar ta jap te plote mendimin, besoj se e sqarova: referendumi iu mohua Kosovës për shkak te rrethanave te ndjeshme politike sidomos ne raport me komunitetin serb; për shkak se është gjykuar se klasa politike nuk e ka pjekurinë e duhur dhe mund te nxjerre ne referendum ceshtje themelore qe do te ndërronin pamjen e shtetit duke filluar nga te drejtat e minoriteteve e deri tek ndryshimi i regjimit demokratik, psh nga republike parlamentare ne monarki, apo edhe qe dikush te kërkonte te vendosej Sheriati sic kemi ndonje parti qe e kerkon. ..” Â
– Shkruan Lama ne profilin e saj ne Facebook duke vazhduar se referendumi është ndaluar edhe për ndryshimin e kufijve, psh bashkimi me Shqipërinë.
“Personalisht mendoj se kjo klase politike nuk eshte e pergatitur per referendumin pasi perdite perpiqet te luaje dhe manipuloje me ndjenjat e qytetareve, perfshire edhe keto qe po ben opozita. Pra referendumi nga nje e drejte shume demokratike, qe ndryshe quhet demokraci e drejtpërdrejte, mund te shndërrohet ne nje rrezik, ne rrethanat aktuale. Besoj se jam teper e qarte tani.”  - përfundon deputetja Lama.