Home KRYESORE “Babai” një film qe çalon dhe merr çmime…

“Babai” një film qe çalon dhe merr çmime…

Nga Artur Nura

Çmimi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (TIFF 2015) shkoi për filmin nga Kosova “Babai”, film thellësisht politik dhe human, i cili rrëfen marrëdhënien midis një djali dhe babait të tij por, duke “harruar” dimensionin e nenës dhe ish gruas te babait. Nje gjë e tille kurrsesi është e mundur ne një familje normale. Vetëm nga frika mund te mos përmendet nena e një fëmije nga ai vete kundrejt babait. Nje regjisor apo skenarist i mire duhet ta bënte te lexueshme këtë dimension për shikuesit! Ndoshta, edhe duke shfaqur urrejtje ndaj mamasë, por kurrsesi nuk mund te mbetej ne harrese Nena qe te lind dhe rrit, gruaja ne një familje apo shoqëri…!

Sigurisht ka individë, nuk besoj ne shoqëri te lira, qe mendojnë qe femra nuk meriton te përmendet kur braktise familjen! Keta nuk pyesin kurrë nëse ka pasur arsye ose jo gruaja, por i japin te drejte vetes te mendojnë se ato, gratë ne raste te tille meritojnë te vdesin duke u goditur me gurre…

Shpresoj Visar Morina, autori i skenarit dhe regjisori i tij njëkohësisht tashme i suksesshëm, te mos jete njeri nga ata! Do te ishte realisht fatkeqësi një artist i talentuar te ishte kështu. Shpresojmë te jete harrese  e trillit, por Visar Morina ja ka borxh shikuesve dhe opinionit një përgjigje! Përndryshe Filmi “Babai” qe trajton edhe ikjen e shqiptarëve drejt Gjermanisë dhe përpjekjes për të gjetur qoftë edhe strehë atje, do vlente thjesht si propagande dhe thjesht për ti mbushur mendjen te rinjve kosovar te mos lëne Kosovën dhe te ikin ne Gjermani, apo diku tjetër ne Europe. Atje ju pret një drame me e vështire, aq e vështire sa edhe Babain, heroin e femijes djalë e zvogëlon deri ne te përbuzur…!

Kjo do te ishte thjeshta-zi mesazhi i mbetur! Kaq naive te jete Rinia e Kosovës?! Unë, kurrsesi nuk e besoj një gjë te tille! Kjo për me tepër, kur ai film ka kushtuar mbi një milion euro dhe 200.000 prej tyre i ka dhëne Kosova e varfër te cilin po e braktisin rinia thjesht për shkak te asaj varfëria dhe jo se duan atë me pak se ata/ato qe nuk largohen!

Jam i ndërgjegjshëm qe ana tjetër, duhet thëne se filmi ka fituar ne festivalin e madh te Film Fest Munchen, ne Carlovy Varry ka fituar çmimin e regjisë me te mire, si edhe “Europa Cinemas Lable” qe jepet nga Cinema Europe Networks dhe se fundi edhe çmimin e madh te International Tirana Film Festival (TIFF) dhe se nga pikëpamja artistike dhe teknikisht kinematografike besoj se parimisht vlejnë, por nga pikëpamja e gazetarisë besoj se duhet reflektuar!

Eshte njësoj sikur një fotograf te fotografoje një njeri, pa një këmbe edhe pa një dore sepse, ndoshta i ka me cene! Eshte njësoj sikur te realizosh një dokumentar për Kosovën e te leshe pa xhiruar dhe folur për një pjese te saj qe sigurisht ka domethënien e vete. A po te realizosh një libër mbi historinë e Kosovës dhe te mos përmendesh Ibraim Rugoven, ndoshta sepse ti pëlqen një kontribuues tjetër te historisë se vendit tënd.

Kërkoj ndjese sepse nuk dua te prish festime, por kjo ne rastin me te mire do te quhej “Realizëm Socialit” te cilin si ne këtej kufirit, ashtu edhe ne Kosove e njohin mire sepse kane qene aktore jetësore te pjesës se fshehur nga regjimet anti-liri dhe anti demokraci! Kjo sepse nuk parapëlqeheshin, ishin te dorës se dyte, kundërshtare, apo luftëtare te Lirisë.

Me këtë gjithsesi nuk dua te them qe nena duhet te ishte heroi i Filmit, por injorimi është i pamëshirshëm! Personalisht duke qene anëtar i Jurisë se Medias ne TIFF u bëra edhe pjese e dhënies me shumice votash edhe te një çmimi special qe dha kjo Juri (perbere edhe nga koleget e nderuara dhe te reja Fatmira Nikolli dhe Luela Myftari) për filmin “Babai” te Visar Morinës, por nuk mund te qëndroja pa e thëne publikisht mendimin tim për handikapin themelor – sipas meje – te atij filmi!

filmi babai!Ai për mua mbetet një film qe “çalon” dhe merr çmime njëkohësisht! Ndryshe ato dhjetëra emisione qe kam realizuar ne televizion dhe shume artikuj qe kam shkruar ne shtypin e shkruar me temën e Barazisë Gjinore, apo siç me pëlqen me shume, Drejtësisë Gjinore, do i kisha bere thjesht për te kaluar radhën! Jo, unë gjerat dhe punën e bej gjithmonë seriozisht! Kete, nuk do ma falnin te gjitha ato zonja qe janë bere pjese e atyre emisioneve dhe janë luftëtare te lirisë se gruas ne shoqëri, ndaj dhe mbetem ne pritje te reagimeve…

Share: