Nga Lisen Bashkurti
Bashkimi Evropian nuk eshte nje Komb Evropian, por eshte bashkimi i kombeve te lire. Shtetet e Bashkimit Evropian nuk jane republika bananesh, por identitete etno-kulturore unike e te larmishme.
Kombi Shqiptar nuk eshte akoma i lire dhe i bashkuar persa kohe vuan mungesen e lirive njerezore dhe etnike ne mjaft pjese te tij dhe varferine ekonimike ne troje te begata.
Asnje komb deri me sot nuk e ka fituar lirine dhe nuk e ka realizuar bashkimin e vet ne Bruksel.
Ata politikane shqiptare qe deklarohen se Kombi Shqiptar do bashkohet ne Bruksel as nuk e njohin BE, as nuk e duan bashkimin kombetar. Ata jane servile ndaj te huajes dhe injorues te kombetares. Ata jane mendjebosh nga injoranca dhe xhepaplot nga krimi e korrupsioni.
Kombi Shqiptar lypet te hyje si nje Komb i lire dhe i bashkuar ne Evropen e Bashkuar. Nuk ka alternative tjeter per shqiptaret.
Nga bashkimi i Kombit Shqiptar, Ballkani do fitoje paqe e stabilitet, Evropa do fitoje nje vlere te re dhe unike, Amerika do kete ure te fuqishme ne themelet e Euro-Atlantizmit.
Bashkimi i Shqiptareve eshte fitore pa te humbur!
L. Bashkurti