Home KRYESORE BLUSHI , KALORESI DHE SHKRIMTARI I FYTYRES SË VREROSUR

BLUSHI , KALORESI DHE SHKRIMTARI I FYTYRES SË VREROSUR

kodi-2

Nga Artur Roshi

“Kandidati “ i Ben Blushit ishte zhgënjyes siç pritej nga gjithçka me ngjyrë mavi.

Kjo ndërthurje e fikcionit me realitetin,e letërsisë me stilin gazetaresk,e “leksioneve”historike me ato politike ka rezultuar në këtë libër e dështuar duke bërë që,njeriu i cili e projektoi “ai tipi që bënte politikanin dhe shkrimtarin me kohë te pjesshme,pa bërë në fakt asnjërën nga të dyja”siç i kanë thënë njerëzit e Partisë së tij,të godiste jo me të vërtetën,por duke fabrikuar një gënjeshtër të madhe. Sepse sipas tij “Popujt kanë qejf të gënjehen.

Më tepër se një roman i trilluar,sepse Blushi vetë kështu e ka quajtur,”Kandidati” është një shkrim,jo me ndonjë stil të spikatur i Kandidatit të ringjallur (të rilindur), që rilindja e Blushit hodhi me shumicë në qarkullim në zgjedhjet e qershorit. Kandidatët e vdekur,pa ide që vijnë në politikë për përfitimet e tyre nëpërmjet ndonjë tenderi,vijnë si biznesmenë dhe votojnë platforma kundër biznesit në parlament,vijnë si biznesmenë por përfaqësues për të varfrit, vijnë si njerëz me eksperience por nuk dinë të flasin asnjëherë.

Blushi nuk thellohet në analizën e këtij fenomeni, që e majta e tij,të cilën ai bëri të pamundur t’a sillte në pushtet,po u servir për ditë shqiptarëve mbylljen e shanseve për të jetuar në emër të emergjencave kombëtare për të tejkaluar “ tragjedit딝 e qeverisjes së djeshme.
Blushi si një kërcimtar i shkëlqyer tangoje vazhdon të hedhi hapa jo-konformiste në politikë dhe pastaj të hedhi hapa prapa,pa patur kurajën e të çuarit të kauzave të nisura deri në fund.

È„shtë nga romanet e rrallë,ku një personazh që përmendet shpesh, është vetë ai. Ai është shkrimtari pesimist libri paraardhës i të cilit vlerësohet pa masë. È„shtë Blushi që endet në roman, si kalorësi i fytyrës së vrerosur,ose si shkrimtari i fytyrës së vrerosur,duke shprehur vetëvlerësimin. Nëse Kadareja merrte mitet dhe i rikthente ne letërsi për t’i çmitizuar,Blushi merr personazhe nga historia e Shqipërisë,personazhe që e kanë bërë Shqipërinë,për t’i përbaltur ,ata,punën dhe bindjet e tyre politike që shkojnë në të kundërt të bindjeve të tija. Si mund tëvazhdosh të përbaltësh historinë dhe personazhet që e bënë atë? Ku e gjen moralin ky zotëri të bëjë e të shkruaj deklarata të tilla poshtëruese dhe të vazhdojë në mënyrë sistematike të dhunojë historinë?

A ka kërkuar ndonjëherë falje ky njeri për falsifikimin që i është bërë e po i bëhet historisë? Po për krimin e shëmtuar të shpëlarjes së trurit të individëve me anë të propagandës së librave dhe filmave që i gënjenin të rinjtë duke u treguar sesa e mire ishte kooperativa dhe sa i pasur ishte fshati dhe sa mire jetohej aty, a ka kërkuar falje? Jo. Justifikimin e kanë tek postulati i famshëm “ajo kohë ishte atëher딝,por kohën e bëjnë njerëzit. Këta njerëz që i shërbyen atij regjimi jo vetëm nuk kanë kërkuar falje,qoftë kjo edhe formale,por vazhdojnë të mos i lënë shqiptarët të jetojnë dhe të shijojnë atë pak liri që kanë krijuar në këto vite.

Po nëse për mijëra të vrarë,të masakruar,të internuar,për mijëra krime,dhunime prone dhe përdhunime, për mijëra të tjerë që nuk u dihet varri,për katandis-jen e historisë në një përrallë me elozhe për diktatorin,për falsifikimin e fotografive të shpalljes së pavarësisë (në fakt janë të një-vjetorit të shpalljes),për falsifikimin e aktit të pavarësisë ,e për të tjera krime monstruoze zoti Blushi duhet të ketë një qëndrim më të moderuar për të treguar diferencën e brezit të tij nga brezi paraardhës në raport me të vërtetën.

Nuk kërkon dot falje për paraardhësit e tij ,por t’a bëjë këtë akt duke u kërkuar shqiptarëve falje për rilindjen që u propagandoi, për të cilën harroi t’u thoshte që ishte një mall i skaduar,i cili e sigurt ishte që do t’i vriste shqiptarët si në trill-in tuaj. Një intelektual politikan e shkrimtar duhet të udhëhiqet në jetë dhe në punën e tij nga e vërteta dhe vizioni . Një shkrimtar duhet të njoh historinë e vendit të tij,jashtë kontekstit politik që ajo mund të mbaj mbi vetë. Nuk mund të flasësh sot për historinë ashtu siç e ke mësuar në klasë të shtatë dhe më keq akoma nuk mund të hedhësh versione false të saj si teza me vlerë në publik.

z.Blushi ,ju ka prekur fakti që Ismail Qemali,personazhi ne moshë të thyer ,që shëtiti kancelaritë europiane për të bërë të mundur pavarësinë e Shqipërisë paska qenë lekist, para 103 vjetëve dhe nuk shqetësoheni që rilindja e juaj po i rrjep shqiptarët dhe ky është një realitet i sigurt ndryshe nga i pari. Hisoria nuk është matematikë me veprime matematikore që dy plus dy bëjnë katër dhe kushdo që e shkruan nuk ndërron dot përfundimin.Ajo shkruhet nga historianë që kanë referenca të formimit të tyre në raport me të vërtetën,por sado që ti afrohesh të vërtetës të një kohe të shkuar nuk mund të pretendosh se e ke bërë plotësisht atë.

Përse nuk merret me ndonjë reference arti apo të historinë e letërsisë me që e keni profesion por me referenca të historisë politike ?
Eshtë e qatë ,sepse ajo prodhon pushtet politik . Kjo është e vërteta që i largoheni të vërtetës.Ju intereson pushteti politik dhe historia e çdo gjë tjetër në shërbim të tij. Lef Nosi ishte një nga figurat më me vlerë të Elbasanit që pasi e torturuan e vranë ,ashtu siç vranë komunistët çdo njeri që mbarte vlera. Pasi e plaçkitën,i dhunuan pronën ,e dogjën etërit ,bijtë i kërkojnë deklaratën e pavarësisë,deklaratë që e kanë fallsifikuar dhe zhdukur po vet.

Gënjeshtrën më të madhe Blushi nuk e ka shkruar në libër po e ka thënë në një emision me audience të madhe,kjo gënjeshtër më detyroi të lexoj këtë roman dhe t’i përgjigjem autorit të tij,shkrimtarit me fytyrë të vrerosur që bën pesimistin nga studioja ne studio dhe me tangon e tij mjeshtërore nuk shkon më larg seç duhet tek e vërteta,por zhytet thellë në gënjeshtër,për shkak të dhimbjes që i shkakton humbja e pushtetit politik. Zoti Blushi nuk i shërbeni askujt me këto lojëra bajate politike që kanë vetëm instinkt por jo vlerë. Mid’hat Frashëri nuk ka qenë pjesë e regjencës,nuk ka marr pjesë në asnjë prapaskenë politike dhe ashtu si dhe i ati dhe xhaxhallarët e tij i ka shërbyer vetëm Shqipërisë.

E vërteta dhe e ardhmja e vendit tonë është paqja e vërtete.

Share: