Home KRYESORE Cili ka te drejte Ben Blushi apo Fatjon Nanaj…?

Cili ka te drejte Ben Blushi apo Fatjon Nanaj…?

Keqinterpretimet sjellin gjithmonë konfuzion dhe pasoja. Keto pasoja janë me te mëdha kur personat qe keqinterpretojne një situate, apo zhvillim gabojnë sepse ata kane shume ndjekës te cilët “indoktrinohen” me lehtazi. Kështu duket edhe me rastin e shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi mjaft popullor se fundi edhe për arsye qartazi politike ne partine e tij socialiste. Popullariteti te ben te besosh qe je i pagabueshëm dhe ne fakt ne një moment te tille te ngjashëm popullariteti,  shquhet intelektuali nga politikani apo shkrimtari i rëndomte. Blushi padyshim qe eshte ne prove te vertete te kesaj sfide te mirefillte te intelektualit per te cilin kemi shume nevoje.

Po sjellim ne vëmendjen tuaj cfare shkruan Ben Blushi pas situatës ne Paris dhe Europe dhe reagimin e një qytetari, sipas nesh te përgjegjshëm qe quhet Fation Nanaj. Sigurisht duke e lenë ne vullnetin tuaj vlerësimin perkates:

Ben Blushi: “Si do të binden miliona djem dhe vajza evropianë të besimit islam se nuk duhet të vrasin më komshinjtë e tyre, se nuk duhet të pushtojnë rrugët ku janë rritur, se nuk duhet të hedhin në erë qytetet ku kanë jetuar? Nëse Evropa nuk e ka këtë fuqi, kush mund t’i ndalë ata? A ka forcë tjetër në botë përveç ligjit, moralit dhe forcës që e bind një fëmijë të mos kthehet në kamikaz?”!

Fatjon Nanaj: “Nuk e di nga i merr statistikat Blushi te cilit i rezultokan miliona muslimane ne Evrope qe duhet te binden te mos vrasin, por di qe edhe Hitleri do ia kishte zili kete lloj ligjerimi. Nje kripto i majte qe me fashizmin e tij perpiqet te projektoje çifutin e djeshem tek muslimanet e sotem. Peshtjellim!”

Share: