Po të kishte ndodhur kjo e kufirit midis Turqisë dhe Sirisë ku u rrezua një avion rus gjatë Luftës së Ftohtë, mund të kishte shpërthyer lufta bërthamore. Për fat konflikti ka mbaruar. Në vend se të japë numrin e bërthamorëve, kryetari rus Vladimir Putin ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, e edhe NATO po ashtu ka ftuar një mbledhje të veten urgjente.
Këto hapa nuk duhen interpretuar gabimisht si dëshmi qetësimi; Rusia e hidhëruar e ka quajtur Turqinë “ndihmëse e terroristëve”, e Putin ka tërhequr vërejtjen për “pasoja serioze”. Kjo është e fundit nga shumë ngjarjet që kanë nisur konfliktin më të komplikuar në botë, transmeton mediat globale
Menjëherë pas masakrës në Paris, papa Françesku, kish deklaruar se sulmi terrorist është pjesë e Luftës së Tretë Botërore. Ndërsa ajo që merr formë të luftës botërore në këtë shekull është vetë lufta në Siri. Konflikti sirian u bë fatal në vitin 2011, kur kryetari Assad thirrjeve për demokraci iu përgjigj me masakrim të demonstruesve zhvillim qe me vone u shndërrua në spirale të dhunës globale.
Ditë pas dite rritet numri i konflikteve që ndikojnë në shpërthimin e luftës në këtë pjesë të Levantit duke sjellë forcë të re të armatosur dhe më shumë rekrutë. E gjitha filloi nga konfliktet e aktivistëve pro-demokratë dhe të forcave të Assadit: Ai tërhoqi pas vetes të gjitha grupet e armatosura kundërshtare të opozitës. Ktheu të moderuarit kundër ekstremistëve dhe ekstremistët kundër ultra-ekstremistëve. Tërbim ndërmjet shiitëve e sunitëve dhe ndërmjet arabëve e iranianëve, luftohet kundër milicive që përkrahin arabët në Gjirin Persik. Front al Nusra i Al Kaidës i konkurron Shtetit islamik, kurdët luftojnë kundër Shtetit Islamik dhe kundër Ushtrisë siriane, e Turqia lufton kundër kurdëve derisa me pavendosmëri lufton kundër Shtetit Islamik dhe instinktivisht e do largimin e Asadit.
Ka edhe shumëçka që tërheq pasojat gjeopolitike. Aty janë Rusia e SHBA si dhe “koalicioni kundër ISIS”, e së shpejti edhe blloku i Francës për luftë kundër ISIS-it. Edhe pse edhe Rusia e edhe Turqia lavdërohen se po luftojnë kundër ISIS-it, armikut të botës, është fakt se edhe njëra e edhe tjetra kanë qëllime të veta, për te cilin shkak, rrëzimi i avionit rus të martën nuk do të lihet si rastësi në teatrin e luftës.
Rusia është në Siri jo për të luftuar ISIS ”“in, por për të shpëtuar regjimin e Assadit si aleat afatgjatë i Rusisë ne atë rajon te pasur. Turqia ka dy qëllime: Dëshiron të thyejë krahun e kurdëve, të cilët synojnë pavarësinë dhe po ashtu, të rrëzojë Assadin. Dhe deri sa synimet e Turqisë dallojnë nga synimet e aleatëve të NATO ”“s, sidomos për shkak se Ankaraja kryesisht e ka injoruar ISIS ”“in, armikun e kurdëve, Aleanca e NATO-s pajtohet kur bëhet fjalë për antipatinë ndaj Assadit.
Në lojë është edhe roli më i madh gjeopolitik. Rusia punon që të shkatërrojë autoritetin amerikan në Lindjen e Afërt duke i dhënë nxitje planit të Putinit për provokim dhe sfidë Washingtonit. Derisa Barack Obama përpiqet ta bindë Amerikën të jetë shumë e matur në mundjen dhe në degradimin e ISIS dhe që kjo luftë të japë rezultate, Putin ka dërguar forca të mëdha ushtarake në Siri dhe konfliktit i ka dhënë formë tjetër.
Assad ndoshta ka qenë buzë humbjes së pushtetit, por Putin, i cili lufton në anën e njëjtë sikur dhe Irani e Hezbollah, u përkujdes që kjo të mos ndodhë shpejt. Pas sulmeve të ISIS-it në Evropën Perëndimore, duket se gjasat janë edhe më të mëdha që Assadi të mbetet. Ky është veçse fillimi. Të gjithë në këtë luftë kanë armiq e miq në anët kundërshtare.
Kështu duket lufta botërore: Aleatë të çuditshëm,plane ballafaquese, aleanca të krijuara me qëllime të caktuara.
Në “luftën e shenjtë të Sirisë” marrin pjesë shumë vende. Vjet SHBA-te krijuan koalicionin te gjerë me më shumë se 60 shtete. Nga Koreja Jugore tek Australia, qeveritë e këtyre vendeve në shkallë të ndryshme kanë marrë pjesë në luftë kundër Shtetit Islamik. Ndërsa gjatë kësaj kohe Shteti islamik ka zgjeruar rajonin operativ. Ka degë të reja dhe pasuesit e tij po sulmojnë në gjithë botën. Organizata me seli në Siri jo vetëm kontrollon territore në Siri e Irak, por pasuesit e tij kanë ndikim të madh në Libi, territorin egjiptian te Sinaj, në Nigeri dhe në pjesë të tjera te Afrikës. Lista e grupeve që pohojnë se janë besnikë të Kalifatit të vetëshpallur përfshinë dhjetëra mijëra kilometra katrorë e të tillë ka edhe në Afganistan, Indonezi, Pakistan, Algjeri e Filipine!
Një numër i madh njerëzish nga kombe të ndryshëm kanë vdekur në Siri e Irak. Ndërsa, propaganda terroriste e Shtetit Islamik ka publikuar vrasje të amerikanëve, britanikëve, egjiptianëve, japonezëve, koreanëve, kinezëve e të civilëve të kombeve të tjera.
Refugjatët nga Siria kanë arritur deri në Uruguaj, e me sulmet terroristëve të individëve të lidhur me luftëtarët sirianë, janë vrarë jo vetëm njerëz në Siri, Irak, Liban e Turqi, por edhe në Kanada, Francë, Australi, Nigeri, Danimarkë, etj. Të mos harrohet Egjipti, ku para dy javësh, u binden edhe ekspertë e edhe autoritetet e Moskës se aeroplani rus i udhëtarëve u rrëzua qëllimisht nga ISIS.
A tingëllon si luftë botërorë ?
Kur themi “luftë botërore” rëndom mendojmë në dy konflikte të mëdha të shekullit 20-të.
Vërehet se kësaj radhe SHBA refuzojnë të përfshihen ”“ kjo është dëshirë e publikut që të mbetet jashtë konfliktit dhe thotë: “Kjo nuk është lufta jonë”. “Nuk është sigurt sa do të zgjasë kjo. Por ndoshta duhet kujtuar se këto luftëra kanë përfunduar vetëm kur SHBA nuk kanë mundur të shtiren se atë nuk e godet konflikt brutal i cili po tërbohet mijëra kilometra larg brigjeve amerikane”, thekson CNN.