Home KRYESORE Duhet me qe ministri Beqja te dorehiqet?!

Duhet me qe ministri Beqja te dorehiqet?!

Nga Albana Vokshi

Nuk arrij te kuptoj e aq me pak te bindem se dhe sa skandale te tjera duhet te rrenojne sistemin e Shendetesise qe Beqja te jape doreheqjen si minister.

Ne nje shtet te lire dhe ligjor, prej kohesh ky individ do ishte nen hetim dhe shefi i tij ekzekutiv, larguar me turp e pa kthim ne politike.

Pas dhjetra tenderave, superafera korruptive dhe monopol, tashme kriza e mbylljes se furnizimit me uje dhe vershimit po te ujit nga ana tjeter ne spitalet e kryeqytetit.

Sigurisht dhe neper rrethe nderprerjet e energjise per shkak te mosmenaxhimit te situates e kane bere jo pak te rende realitetin mjeksor.

Cdo dite e me teper jo si politikane e opozites, por si qytetare dhe si nene trishtohem se, shqiptaret po i nenshtrohen te keqes, pa kushte…pa asnje reagim civil..

Ndaj rrokullisjes ne gremine e sektoreve me thelbesore te shtetit, shendetesia dhe arsimi, askush nuk duhet te heshte.

Eshte e tashmja e femijve dhe familjeve tona ne rrezik dhe e ardhmja e shoqerise ne pikepyetje madhe.

Share: