Home KRYESORE Duhet te gjithë te luftojmë terrorin, jo islamin.

Duhet te gjithë te luftojmë terrorin, jo islamin.

Nga Kreshnik Osmani

Thashe ne Zuzuland:
Dhimbje per viktimat e Parisit dhe solidarizim i plote me popullin dhe Qeverine Franceze. Pohimi yne se gjaku i popujve te tjere nuk eshte me i lire se gjaku i francezeve, nuk e kompromenton dhimbjen tone te madhe per viktimat e Parisit dhe as nuk e ciflos ate.

Ministri i jashtem irakian ka njoftuar disa shtete perfshi Uashintonin dhe Parisin per kercenimin 24 ore para masakres lidhur me njesine prej 24 vetave te formuar prej Abo Baker Al Bagdadit, me qellim specifik goditjen e Parisit dhe metropoleve te tjera europiane.

Duhet te gjithe te luftojme terrorin, jo islamin. Nuk ka njerez me te rrezikshem ne bote se lindoret pa fe e pa Zot. Po deshem paqe ne bote nuk duhet t’i leme ata njerez pa islam. Kontigjentet e ISIS vijne nga tatuazhet, pirsingu, droga, lexotanili, xanaxi, alkooli, dhe nevoja per seks, dollare, makina te bukura, robina e parajse.

Ky eshte rezultat i nje rrugacerie kulturore, fetare dhe politike te instaluar atje ne dekada, gjendje per te cilen ata popuj bejne pergjegjes Perendimin. Bota islame nuk ka sistem piramidal (Papat) ne vendimmarrjen politike dhe religjioze dhe kjo e komplikon situaten edhe me shume. Pervec konfliktit civil e sektar atje kemi edhe nje perballje ndermjet perandorish per zona influence. Turq-Perse-Arabe dhe pjesa tjeter e botes e ndare sipas kampeve.

Njeriu nuk eshte qenie monoidentitare por eshte qenie me identitet shumedimensional. Por me platforma te qarta prej njerezish kompetente. Ai nuk mund te luftohet prej te frustruarish dhe te kompleksuarish qe dalin vazhdimisht te deklarojne se nuk jane terroriste dhe se islami eshte fe e paqes. Kjo strategji te ofron nje post a karrige por nuk mund te luftoje armikun e madh te botes. Nuk mund ta ndaloje terrorin!

Share: