Home I pakategorizuar Durresi me dy ‘Mure Berlini’. Kur do te rrezohen?

Durresi me dy ‘Mure Berlini’. Kur do te rrezohen?

Nga Edgar Frasheri

Ne kujtim te dates se renjes se Murit te Berlinit. (Shqiperia ende ndodhet pas murit qe ka ngritur vete)

Durrësi me dy ”˜Mure Berlini’. Kur do te rrezohen?

Grup fjalet “ Muri i Berlinit “ tashme perfaqeson nje simbol qe I perket nje situate paradoksale ndarjeje brenda nje kombi e cila u mbajt me dhune per disa dekada dhe qe u shemb sa hap e mbyll syte kur popujt e botes kuptuan se ne mendjet e tyre ai mur kishte kohe qe ishte rrezuar.Pra popujt u cliruan nga fantazmat e dogmes dhe te ideollogjise,dhe kerkuan te jetojne jeten e vet, pa deformime dhe sllogane.

Nga ai mur tashme kane mbetur relike coprash betoni te shperndara anekend botes si per kujtese se ku ka mure te tille ende ne kembe,ato duhen rrezuar.Me kete perqasje dua te theksoj se nuk behet fjale vetem ne aspektin fizik te ekzistences se ketyre mureve. Puna eshte se mure te tille jane pjese e dhuneshme e menyres se te menduarit dhe vepruarit brenda nje komuniteti,shteti ose shoqerie dhe qe tashma bien ndesh me realitetet dhe tendencat drejt hapjes dhe bashkimeve rajonale e me larg qe ekzistojne ne bote. Per ta bere konkret problemin theksoj se qyteti I Durresit vazhdon te jetoje kunder vullnetit dhe deshires se tij me dy “Mure Berlini” akoma te pa shembur.
“ Muri i Berlinit “ i Portit te Durresit.

Krahasimi me vjen ne mendje nga dy momente reflektimi.Sepse mbi kete mur te ndertuar qe para pesedhjete vjetesh si kufi ndarje shtetesh, para disa vitesh (ne kohen e demokracise !) u vra nje djale i pafajshem nga nje komando me te njejten moshe i pafajshem per llogari te nje shteti te fajshem.Ky shtet i paturpshem dhe pa moral nuk ka kerkuar falje, pale per te dhene llogari nuk behet fjale. Te mos harrojme se per murin e vertete te Berlinit udheheqesit e atahershem komuniste u akuzuan dhe denuan per vrasjen e vetem disa gjermaneve te pakte ne numur.!

Reflektimi i dyte me vjen kur kujtoj se deri disa dite me pare, qe prej mese nje muaj kohe per aresye te bllokimit te punimeve te se vetmes rruge hyrje-dalje te nje qyteti prej 140 mije banoresh; banoret e ketij qyteti dalnin jashte zones se banimit nepermjet territorit te Portit,pra nepermejt nje rruge goxha te mire qe qyteti nuk e ka vete. Dhe cuditerisht mbase ky territor vazhdon te konsiderohet”Objekt i Rendesise se Vecante”. Mirepo gjate kesaj periudhe eshte vene re se shteti nga zori eshte shfryre si tollombace.Ne hyrje dhe dalje te ketij “Shtet brenda Shtetit” qendronin police te cvleftesuar. Ata dukeshin si qenje koti si per te kujtuar se dikur (para nje muaji) per te kaluar ne kete rruge do te paguaje harac nga xhepi, se duhej te kishe targe makine te tille (ose pa targe) qe ta njihte shteti, dhe se te kishe lidhje te tilla me shtetin e Portit shpesh here te dyshimta.

durresiDurresit historikisht i eshte ndaluar te hyje ne kete territor ndonese eshte gjeografikisht pjese e tij..Ai quhej vend arratisje dhe si i tille nuk kalonte miza.Paradoksalisht ky quhet Qytet-Port por prej tij nuk ka pare te mira deri me sot.Muri ndares vazhdon te kercenoje cilindo qe paqesisht don te shohe nga afer nje anije! Ne asnje qytet-port te Adriatkut dhe botes nuk ekziston nje mur i tille. Ekzistojne rrethime ne zona te caktuara ku rrezikohet jeta e njeriu nga vincat, ose ruhen mallra,por brenda portit ka zona qe nuk pengohen qytetaret.Dhe paradoksi tjeter eshte se qyteti parashikon te ndertoje nje tjeter rruge paralele me kete brenda portit qe I ndan vetem ky mur I mallkuar. A thua se jemi vendi me I pasur ne bote!

I nderuar shtet jepi qytetareve ate qe padrejtesisht ja ke marre per gjysem shekulli. Te prishet ky MUR.
Porti te rrethoje ato territore ku rrezikohet jeta dhe asgje tjeter. Kete e quaj thirrje publike per pushtetin e vendit qe nuk ka gjak dhe shpirt qytetar.

“Muri I Berlinit “ i Ish-Bllokut te udheheqesave,Plazh

Para disa vitesh Zoti Majko me funksjonin e Kryetarit te Qeverise ndermori nje akt qe nuk kishin guxuar ta benin paraardhesit e tij. Vendosi kufijt e prones se shtetit ne territoret me status te vecante:”per sherbime qeveritare”,me ane te nje ligji te vecante.Kjo u be sepse brenda ketyre territoreve u futen edhe ish pronaret pra shteti nuk ishte i vetem.Nje gjendje e tille bile teper e theksuar eshte edhe ne ate pjese te Plazhit te Durresit,kur dikur quhej”Blloku i Udheqesave”.Edhe ketu u ndertua nje “Mur Berlini” I cili vazhdon te jete edhe sot.Nga ky mur perseri dikur nuk kalonte as miza,bile te merrte frika te shihje andej se mos te zinte syri pa dashje ndonje udheheqes I cili shetiste dhe nuk duhej shqetesur nga shikimet e popullit qe e donte.Kush hynte brenda kishte kaluar ne site.

Mirepo tani qe shteti ka ne pronesi vetem kater vila dhe ca rruge per t’u sherbyer ketyre vilave, ky I ashtuquajturi ish-Blloku I Udheheqesave mban dhunesisht te izoluar rreth 30 ha territor duke ndare te gjalle shqiptaret me njeri tjetrin.Cilido qytetar qe ka prone ne kete zone,nuk mund te hyje dhe dale sa here t’i mbushet mendja pa marre leje te vecante nga Strukturat e Shtetit: Garda dhe Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare.Sa per miqte e familjes ose farefisi ose kushdo tjeter as qe mund te mendohet se kalojne traun e postbllokut.

Atehere kam te drejte te them: Zoti President, Zoti Kryeminister, Zoti Kryetar I Parlamentit dhe ndonje Minister sipas rradhes, kur ju lejoni te thyhet Kushteteuta, cfare duhet te mendoje atehere qytetari I thjeshte ?

Shkelet ne menyre flagrante e drejta e levizjes se lire dhe e drejta e aksesit ne prone dhe ju nuk e shihni!?
A mos qytetari duhet te marre leje te vecante nga shteti te hyje ne shtepine e vet? A nuk shikoni se Kryeminstri i Britanise se Madhe ja ka lene rrugen para shtepise se vet gjithe botes,dhe ruan porten vetem me nje polic?
Ju lutem prisheni kete relike te urryer te nje kohe te kaluar dhe hiqni nga vehtja friken nga populli.

…………………………

Mbase ne Shqiperi mund te kete te tille MURE edhe ne vende te tjera, por ato duan kohe te rrezohen.
Edgar Frasheri
2001

(Botuar nga gazeta “Ballkan”- 2003)

Post Scriptum ( 2009)
Ndonese kane kaluar nente vite nga koha kur ky shkrim u botua ne shtyp, perseri te dy “muret “ ne fjale vazhdojne te qendrojne ende tedurresi1 palekundur.
Ai i portit te Durresit, perkundrazi, eshte bere po aqe i pakalueshem sa c’ka qene ne kohen e komunizmit, bile me i sofistikuar, sepse tani “komunizmi” eshte zevendesuar me “terrorizmin” dhe realisht kete port tani nuk e administron shteti shqiptar te cilit i kane mbetur vincat dhe hamejte.
Ndersa ish Blloku i ish Udheheqesave te Partise Komuniste ne Plazh, qendron si keshtjelle e pamposhtur e shtetit tone si dhunues i pronareve, duke refuzuar pa asnje argument dhe llogjike cdo perpjekje te tyre per te zhvilluar pronen e vet, as edhe per te riparuar vilat e veta te trasheguara. Kjo ndodh, se pari per aresyen e thjeshte te mefshtesise se shtetit tone per te vene ne zbatim ligjet qe vete i miraton ( ai duhet te mbaje per sherbime qeveritare vetem 1/3 e ketij territori dhe jo me shume se kater vila) dhe se dyti sepse shteti eshte uzurpuar nga ata te cilet per gjysem shekulli kane dhunuar pronaret, dhe sot bejne te njejten lufte klase ne heshtje, veshur me petk “demokracie”. Ne Shqiperi ka shume “mure Berlini” ende te parrezuar, pavaresisht se na kane pranuar ne NATO.
Durres

Share: