Nga Arian Galdini
Per te mos patur keqkuptime a keq-interpretime, po e them qe ne krye te heres se Ben Blushin e kam mik dhe e cmoj, e vleresoj. Asgje nuk ka thene e shkruar Blushi ne Kuvend a ne media, qe nuk e kane thene shume te tjere kohe me pare. Do me thone se Blushi po e ben nga brenda sistemit, ndaj edhe kjo eshte me peshe te madhe.
U them se, pikerisht pse Blushi eshte brenda sistemit nuk mjaftojne fjalimet, shkrimet e intervistat. Nga njerez me mandat pritet akti politik i konkurimit dhe perballjes. Ato cka thote e shkruan Blushi, prej disa muajsh, ka vite qe i thone e shkruajne Fatos Lubonja, Romeo Gurakuqi dhe Nebi Bardhoshi, Erion Kristo dhe Shenasi Rama, etj, etj, etj…
Blushi foli per Funeralin e Rilindjes, te tjeret kane folur per abortin e nisjes se Rilindjes. Blushi foli per hasanizimin, te tjeret kane folur per sahanizimin. Blushi foli per luksokracine, te tjeret kane folur per hajnokracine. Blushi flet per Kuvendin e turpit, te tjeret ndjejne turp per Kuvendin ku ben pjese edhe Blushi.
Blushi eshte mire te thote c’mund te beje, me shume se sa c’mendim ka per te tjeret. Eshte votuar dreqi e mori. Nuk i blejne vetem libra. E kane votuar. Nese e ka ndare mendjen qe te beje zhurme qe te shese libra, te pakten te na e thote qe kur te flasim per luksokracine, kemi mare borxh per te paguar edhe pagen e dietat e deputetit Blushi.
Se nuk e di pse me shkon ne mendje batuta qe Blushi ngase nuk pati kellqe te perballej me Edi Ramen, ia futi Lef Nosit qe ka 100 vjet qe ka vdekur…