Sarkazma elegant e Ylli Dylgjerit nuk ka te sosur. Sot ai ben humor me kengetarin anglez John Newman qe e konsideron me origjine gjerman dhe kryebashkiakun  Erion Veliaj qe kish ftuar ne Tirane per diten clirimit te Shqiperise sipas te majteve 29 nentor 1944. Ja cfare shkruan Dylgjeri:
“Ide gjeniale e Bashkisë së Tiranës: në mbrëmjen e 29 Nëndorit do performojë në sheshin Skënderbej një këngëtar gjerman.
Thuhet se është biri i një ish ushtari gjerman, që ka ikur nga shqipëria në 29 Nëndor të 1944.
Ky këngëtar e vulos përfundimisht edhe datën “e ikjes” së gjermanit të fundit…”