Home KRYESORE Erion Brace kunder Ben Blushit…

Erion Brace kunder Ben Blushit…

Deputeti socialist, njëkohësisht kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, replikon në distancë me kolegun e tij Ben Blushi, pasi ky i fundit deklaroi sot se borxhi publik është rritur më shumë se në kohën e qeverisjes së Berishës dhe ne fakt edhe kritika te tjera thelbesore.

Buxheti po kthehet në sport kombëtar dhe gënjeshtrat rreth tij po bëhen narativa më serioze e ditës….Ka të tjerë që e marrin buxhetin “borxh” për të ndërtuar një argument tërësisht politik që nuk qëndron gjëkundi; numrat e dëshmojnë, por nëse arrin t’i kuptosh,­ thjesht t’i njohësh, nuk të thonë gjë, ndryshe ndërton një tjetër gënjeshtër. Tamam këtë “tezën” se ne po marrim shumë borxh!! A është e vërtetë kjo? Numrat janë këta: Në vitin 2014, defiçiti buxhetor, domethënë borxhi i ri ishte 72,134 miliard lekë. Në vitin 2015, defiçiti buxhetor, domethënë borxhi i ri ishte 58,228 miliardë lekë. Në total janë: 120,362 miliardë leke ne dy vite. Por ka dhe një të vërtetë të madhe kjo çështje. Në dy vite, tamam këto vite, ne kemi paguar 70 miliardë borxhe të prapambetura që Qeveria ja kishte marre sipërmarrjes, por pa i kontabilizuar dhe pa i deklaruar në defterët e atij shteti… Për ta bërë më të thjeshtë për cilindo që thjesht njeh numrat, jo vetëm që me borxhin e marrë nuk kemi paguar paga e pensione, por nga tatimet e taksat kemi marrë edhe 30 miliardë lekë për të paguar borxhin e padeklaruar dhe interesat e borxheve. Kush thotë ndryshe, natyrisht që gënjen”, shkruan Braçe në profilin e tij ne Facebook..

Share: