Home KRYESORE Frangaj kundër Bazes dhe Bushatit…

Frangaj kundër Bazes dhe Bushatit…

Aleksander Frangaj ka shkruar një artikull mbi projektin që po bën në bregdet tek “Laguna Blu” nga ku tregon se ndërtimi është në tokë private dhe me leje të rregullt dhe po ashtu akuzon gazetaret Mero Baze dhe Andi Bushatin se duan t’i vënë gjobë qeverisë se Edi Rames për shkakun e tij. Gazetari Baze ashtu edhe Bushati nuk vonuan te replikojne me shkrimin dhe Frangajn.

Mero Baze: “Përtej traditës së dhembshurisë që Frangaj ka për çdo kryeministër dhe që i dhimbsen nëse dikush u bie më qafë, unë jam i detyruar të pranojë pjesën e akuzës në emrin tim. Sa për Bushatin nuk e marr dot persiper, se ai nuk e do këtë qeveri, as për menyren se si ka ardhur,  dhe as për formën se si qeveris. Kështu qe konflikti i tij me Frangaj është një konflikt i çdo gazetari me një njeri qe shkon pas pushteteve…”

Ndërsa gazetari Bushati ka thëne se problemi i “Laguna Blu” nuk është thjeshtë ligjor, por me shume politik. – “Unë e di që ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave, duke shpikur reklamë shtetërore me miliona euro, mund të kopsiste ligjërisht çdo letër….” 

Replikat do te vazhdojnë!

Share: