Home KRYESORE Injoranca e popullit si mjet sundimi i politikës

Injoranca e popullit si mjet sundimi i politikës

Nga Mentor Kikia

Gjithnjë e më shumë bindem se problemi më i madh në Shqipëri nuk është toka e pakët bujqësore për frymë(një nga vendet me më pak tokë për frymë në Europë). As varfëria e vendit në pasuri natyrore. Vërtet nuk jemi shumë të pasur, por edhe të varfër jo. psh, jemi ndër më të pasurit në Europë për rezervat hidrike.

Gjithashtu po bindem se as politika nuk është problemi ynë më i madh, edhe pse asaj i sulemi(me të drejtë) për cdo gjë që nuk ecën mirë këtu.

I dini cfarë mendoj? Problemi më i madh ketu jemi ne, ose me saktë injoranca jonë si popull.

Me shumë durim kam lexuar shumicën e reagimeve publike lidhur me sulmin me vezë të studentëve ndaj kryeministrit Rama. Njerëzia, të ndarë më dysh, ca me Ramën e ca me Berishën(nënkupto me studentët), sulmojnë dhe shajnë njëri-tjetrin pa kursyer asnjë fjalë. Pa qenë në gjendje të vlerësojnë sulmin si formë proteste, apo pa qenë fare në gjendje të diskutojnë për ligjin e arsimit të lartë, si arsye apo sebep të sulmit, pra, pa u marrë fare me cështjet, njerëzit ndahen në dy kampe dhe gjuajnë njëri-tjetrin jo më me vezëm, por me gurë dhe m….

Në mënyrë trishtuese njerëzit vetë-regjistrohen në “kopen딝 e njërit dhe tjetrit politikan, e aty pastaj në mënyrë të verbër vetësakrifikohet për mbrojtjen e bariut të tyre, që edhe i vjedh, edhe i shfrytëzon, edhe i dhunon, edhe i fyen… por ata janë sërish krenarë e të lumtur për këtë.

Ky mendoj se është edhe celësi i suksesit të sundimit të politikanëve, të cilët qeverisin bash njësoj. Mbështetur në të njëjtën formë dhe në të njëjtat mekanizma sundimi e zhvatjeje. Injoranca sundohet shumë lehtë, ajo përcahet shumë lehtë e mashtrohet shumë lehtë. Nëse një idhtar i partisë në pushtet e di që qeveria e tij e vjedh, dhe ai mendon se më mirë të më vjedhë partia ime se partia tjertër, atëherë nuk është fare faji i atyre që na vjedhin, por i joni.

Share: