Nga profesor Kristaq Berxholi
Nuk ka azgjë më të tmerrshme se sa injoranca në veprim, ka thënë i madhi Gëte. Dhe këtë mund ta shofësh kudo tek ne. Por sot nuk do të merrem në përgjithësi por, për një rast konkret. Si ju premtova para disa kohësh, se do ju sqaroja lidhur me faktin se pse e ndërpreva dhënien e leksioneve për sëmundjet e diagnostikuara për herë të parë në vendin tonë, në ndihmë të ngritjes tekniko shkencore të shërbimit veterinar të vendit.
Unë mendoj se është detyrë e të gjithë atyre, që merren me studime shkencore, që dijet e tyre apo zbulimet e tyre(kur kanë), ti vënë në shërbim të vendit, të njerëzve që nuk i kanë mundësitë , por që kanë nevojë dhe etje për shkencën dhe të rejat e saj. Por jo të gjithë janë dakort për këtë. Ka injorantë që sa zënë një karrike, kujtojnë se kanë kapur qiellin, ata kujtojnë se dielli lind kur ata u ulën në një karrike të dhuruar jo të fituar dhe këta janë gjithmonë pengesa e përparimit, e zhvillimit, e ngritjes shkencore etj etj. Ka dhe më keq akoma. Nejse të tjerat për herën tjetër.
Meqë se gjatë aktivitetit tim shkencor mbi 30 vjet dhe sidomos këto 10 vitet e fundit, kam mundur që në bashkëpunim të ngushtë me kolegët gjermanë dhe të tjerë, të diagnostikoj në vendin tonë një numër sëmundjesh të reja (zoonotike ose jo) të cilat për shërbimin veterinar aktualisht janë shumë pak ose aspak të njohura si: Nili perëndimor në kuaj, Ethet hemnorragjike të Krime Kongos, Ethen Q, IBR, BVD, Artrit encefalitin e dhive dhe Maedin në dhën dhe mjaft të tjera.
Nisur nga dëshira e mirë mendova që nëpërmjet leksioneve, VULLNETARE si në kohën e Enverit, pa asnjë mbështetje, ti prezantoja këto sëmundje tek shërbimi veterinar i vendit. Për këtë mora takim dhe me ish shefen e Veterinarisë pranë MB, një specialiste serioze dhe me nivel teknik e shoqëror dhe mjaft e kulturuar, ku i paraqita idenë time dhe mundësinë për të më mbështetur. Ajo, mbasi pa programin, që unë kisha përgatitur, mbajti dhe një kopje e arshivoi në dokumentat e saj, dhe mbasi diskutuam gjërësisht, ramë dakort të vazhdoja leksionet në gjithë vendin. Mundësi mbështetje më tha se nuk kemi. Dhe kështu unë dhashë leksione në Fier, Lezhë, Gjirokastër, Korcë etj.
Një ditë me diell, kur shefja ishte zëvëndësuar, dhe po përgatitesha për vazhdimësinë e punë, e theksoj falas pa asnjë mbështetje finanaciare, vetëm me mbështetjen e shokëve dhe miqve, shof tek disa shefa të veterinarisë, mungesën e gadishmërisë të cilën e shprehnin me justifikime që më tërhoqën vëmëndjen. Mbasi investigova situatën kuptova se KUPTOVA SE INJORANCA ISHTE NË VEPRIM.
Meqënëse nuk kishin se cfarë ti bënin kalit, i binin samarit, duke urdhëruar këta shefa të mos pranonin më që unë të jepja leksione për diturinë, për ngritjen tekniko shkencor e të specialistëve të veterinarisë, për njohjen e sëmundjeve të reja të diagnostikuara NGA UNË në vëndin tonë. O perëndi thashë, cfarë ndodh tek ne.
E kuptova pozicionin e këtyre njerëzve të mirë, të këtyre miqve të mij dashamirës, e kuptova vështirësinë ku ata gjëndeshin, që nga një anë nuk donin ti ndërprisnin ato(leksionet), por nga ana tjetër do ti bindeshin idiotësisë së një njeriu që rastësia e solli atje. Në këto kushte unë e pash të arsyeshme se nuk mund të vija në pozitë miqtë e mi dhe u tërhoqa.
Pra vëllezër; ME PAK FJALË; kjo është historia miqtë e mi të mirë, kudo ku jeni. Të punosh falas dhe të thonë: JO NUK DUAM NE-INJORANCA. Shikoni se cfarë bën injoranca në veprim. Për interesa meskine, duke shfrytëzuar karrigen e dhënë, ndalon marrjen e njohurive shkencore dhe ku pa, në shekullin e 21. Inkuizicion në shekullin e 21.
Epo cfarë do të presësh nga këta njerëz, apo nga ata mbi kokë që dhe titujt i kanë marrë me artikuj interneti, apo nga njerëz pa kurrfarë begraundi etj…, që nuk përfaqësojnë azgjë në këtë shoqëri të ndotur nga jashtëqitjet, por që rastësia dhe… u tha: Hajdeni se jua japim një karrike. Turp, turp, turp e….
E cfarë mund të ndodhë tjetër në këtë vënd, Kur i shkolluari pa shkollë para syve karrigen të tund…