Shteti Islamik ISIS ka shpërndarë sot një video të titulluar “Mesazh popullsisë së kryqit” ku kërcënon se do të godase jo vetëm Torre Eiffel ne Paris, por edhe Koloseun në Romë e Big Ben në Londër. Video është shpërndarë nga eksponentët irakenë të ISIS e mban firmën e produksionit të medias Al Battar Foundation. “Të krishterët na kanë shpallur luftë, thuhet në video, e gjaku i tyre nuk do të kursehet. Ne fakt, luftën nuk e kane me te krishterët, por me sistemin perëndimor te jetesës dhe duket se jo rastësisht si ne territoret te cilat kontrollojnë, ata duan te godasin edhe ne Perëndim simbolet te cilat mbajnë vlera te jashtëzakonshme artistike, por edhe te lirisë dhe mirëqenies dhe vazhdime-sise se saj qe nga antikiteti dhe qe ka mundur te beje dora e njeriut.