Presidenti i Maqedonisë, Grorge Ivanov ka alarmuar opinionin duke thene se dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri janë kthyer dhe aktualisht gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë një takimi me gazetarët, Ivanov  tha se në luftimet në Siri kanë shkuar 110 persona nga Maqedonia, 25 janë vrarë, ndërsa shumica janë rikthyer këto ditë dhe ndodhen në vend.
Presidenti tha se këta persona kanë shfrytëzuar korridorin e njëjtë me refugjatët. Ditëve të fundit në Shkup shihen patrullime të shpeshtuara të policëve të armatosur edhe me jelekë antiplumb.