Jani Marka është pedagog te Fakulteti i Shkencave Sociale i cili është njeri prej organizatoreve te protestës se djeshme, por edhe pjese dinamike e Lëvizja për Universitetin. Marka pasi ka lexuar deklaratën e deputeti socialist Erion Brace dhe komenteve te ndryshe ne raport me ta reagoi duke sjelle te verteten sipas tij dhe organizatoreve te tjerë te cilën po e botojmë te plote:
“Ekzistojnë disa të vërteta kronologjike në lidhje me çështjen e lirisë së protestës, të cilën njerëz të PS-së përpiqen ta shesin si liri të këtij pushteti. Për shembull, deputeti Erjon Braçe thotë se këta të rinj nuk do protestonin në kohën e Berishës, se do gjuheshin me plumba, por e vërteta është ndryshe, se është po kjo bërthamë studentësh që ka protestuar 4 herë përpara MAS në vitin 2010-11. Dhe është po kjo bërthamë që ka qenë aktive kundër vizitës së Berishës në protestën kundër armëve kimike. Tjetër, Policia e Shtetit gjithmonë është përpjekur, në mëyra të ndryshme, të pengojë të drejtën e protestës së kësaj lëvizje, madje ka hapur çështje penale ndaj studentëve edhe në vitin 2014. Tjetër, në qershorin e këtij viti, po i njëjti grup studentësh janë shoqëruar dhunshëm në rajonin e policisë pasiqë po protestonin spontanisht përpara Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informit Publik, madje në këtë rast shoqërimi i studentëve ka qenë edhe më flagrant pasi është bërë larg vendit të protestës, kohë pas përfundimit të saj dhe nga inatçorë të policisë. Dhe e fundit, me vezë është gjuajtur ndaj përfaqësuesve të MAS edhe në 17 shtator, ditën e miratimit të ligjit për arsimin e lartë në Kuvendin e Shqipërisë.”