Home KRYESORE Kambanat e Ambasadorit Donald Lu!

Kambanat e Ambasadorit Donald Lu!

Av. Idajet Beqiri

1. Për kë bien kambanat e kritikave të ambasadorit amerikan Donald Lu për kriminelet që lëvizin lirshëm dhe reformës në drejtësi i tremben ministrat e korruptuar e deputetë kriminelë?

Av. Idajet Beqiri: Ambasadori amerikan Donald Lu është përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri, i këtij aleati strategjik nga më të fuqishmit, më të rëndësishmit dhe më kryesorit të shqiptarëve dhe vendit të tyre. Shqipëria ka plotë 25 vjet që veç i zhgënjen të gjithë, popullin e vet po e po, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë gjithashtu. Janë bërë aq shumë prapësi dhe veprime antishtet, janë deformuar aq keq demokracia, institucionet e saj, principet e saj, sa jemi bërë aq shumë problematik, sa jo vetëm që e kemi dënuar dhe dëmtuar shumë vetveten, por jemi bërë rreziku real e potencial për “eksport” destabiliteti në gjithë rajonin.

Aleati ynë madhor strategjik, me sa duket tepër i stërlodhur prej moskuptimeve tona, nuk ka më ndërmend të n’a toleroj. Ambasadorët e mëparshëm kanë përcjellë vazhdimisht mesazhe për Berishën kryesisht dhe për politikanët e tjerë në gjuhën e tyre, anglishten zyrtare. Abuzivistë sa më nuk ka, politikanët tanë i interpretonin këto mesazhe sipas oreksit të vet të sëmurë, dhe të gjithë kishin të drejtë, veç Shqipëria, populli shqiptar dhe shteti i tyre përpëliten si ajo pula që e ka zënë flama!

Tashmë SHBA n’a ka dërguar një ambasador që flet shqip dhe mesazhet i jep të drejtpërdrejta në gjuhën tonë, direkt për zotin e vendit, popullin shqiptar, por edhe për pengmarrësit e tij, politikanët e papërgjegjshëm të këtij vendi.

Këmbanat e alarmit janë të drejtpërdrejta për kriminelët potent dhe mbështetësit politik të tyre, për të gjithë pengmarrësite këtij vendi, për të gjithë ata që nuk i kanë lënë kusur këtij vendi dhe populli, duke e vjedhur dhe grabitur çdo ditë, duke i mohuar liritë dhe të drejtat e njeriut, duke u vrarë dhe mohuar drejtësinë, demokracinë, moralin dhe familjen, jetesën normale, pronën dhe punën. Dhe kryetema që kërkon ndërhyrje urgjente me bisturinë e kirurgut është reforma në drejtësi. Pa u bërë kjo reformë e thellë dhe e mirë, e shpejtë dhe dobiprurëse, ku ishim, asgjëkund!

Këmbanat po bjen për penguesit më të mëdhenj të reformës në drejtësi janë ish kryeministri Berisha dhe ish ministri Basha së bashku me bandën e tyre kriminale të mirë organizuar, të cilët kanë bërë aq shumë krime të rënda kundër popullit dhe vendit, sa nuk ka forcë në botë t’i ndal nga stërkëmçat që po dhe do t’i vënë kësaj reforme.

Këmbanat po bjen edhe për disa politikanë të qeverisë aktuale, të cilët erdhën në qeverisje krahas kartave të tjera, edhe me luftën pa kompromis që do t’u bënin kriminelëve politikë që ranë nga pushteti, por që fatkeqësisht po i ruajnë ata, sikur u luten për hesape reciproke.

Ky lloj rotacioni është korrupsion i gjallë, është krim dhe banditizëm, është antishtet, për rrjedhojë duhet të përmbyset qoftë edhe duke paguar kosto, sado e lartë që të jetë ajo. Shqiptarët këtë kanë kuptuar dhe dëshirojnë të kuptojnë nga këmbanat e alarmit të ambasadorit Lu.

2. Kush i lë të lirë kriminelët : Gjykata? Prokuroria? Politika?

Av. Idajet Beqiri: Të treja veç e veç dhe së bashku gjithashtu. Të treja, për fatin e keq, janë të kapura prej krimit dhe korrupsionit, prej mafias së paskrupullt, prej paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë, prej të qënurit të thelbit të politik bërjes në vend të shitur tek agjenturat antishqiptare, të cilët duan integrimin e gjithë Ballkanit në BE, duke e lënë Shqipërinë vrimën e fundit të kavallit!

Këto institucione duhen pastruar mirë, duhen pavarësuar, duhen mbushur me shqiptarë të aftë profesionalishte, me integritet të lartë moral dhe atdhetar, të distancuar dukshëm nga garda e maskarenjve që i sundon sot ato.

Gazeta Telegraf!

Share: