Nga habjon Hasani
Te ndëshkosh një gazetar qe shpif nuk është shkelje e te drejtave te Medias. Askush nuk mund te ketë patente dhe te drejta ekskluzive për shpifjet. Kështu qe këtë vendimin e qeverise nuk e shoh si hata ne vetvete. Por e pare ne kontekst tjetër është shume problematik, sepse:
1. Edi Rama kishte shume ne dore te reformonte RTSH e t’i jepte oksigjen tregut televiziv. Por nuk e beri dot.
2. Edi Rama caktoi si kreun e AMA një person ne konflikt te paster interesi, nje ish-drejtor te besuar te Digitalb, per t’i garantuar monopolin ne tregun miliarder te paketave dixhitale kësaj kompanie.
3. Edi Rama nuk ka asnjë vizion apo projekt qe synon disiplinimin e tregut mediatik, por ka shijuar me kenaqesi kaosin, madje perfitoi nga kaosi dhe u be kryeministërÂ
4. Edi Rama është politikani qe synoi asgjësimin e raportimit ne fushata elektorale duke injektuar metoden e regjise qendrore.
5. Edi Rama eshte sot i vetmi KM qe ka futur ne sqetull si kliente dhe Top Channel dhe Tv Klan.
6. Edi Rama eshte politikani me me shume influence ne shoqatat mediatike dhe ne Institutin e Medias, institucione keto qe kane 20 vite qe deshtojne dhe nuk lobojne dot e as cojne dot per miratim nje kornize ligjore per mediat
7. Vizioni i Edi Rames për median nuk mund te jete me i pasur se ditari i Alfred Pezes qe Rama e beri deputet me lista si ato te ushqimeve.
Per keto arsye dhe dal ne proteste. Por nuk e di se sa do dilnin dot ata kolege qe punojnë ne perandoritë qe kontrollon sot Edi Rama.
P.S: Mos na hapni barkun me keto gjasme rreziqet qe i vijne demokracise nga ky vendim. Kompanite mediatike kane NIPT jane kompani private fitimprurese dhe rregullohen me ligj dhe jo me keto traplliqet dhe fletepalosjet e OJF-ve parazitare qe u keputen ne byç per pak demokraci