Home I pakategorizuar Këta bastardë edhe vjedhin, edhe tallin bythen!

Këta bastardë edhe vjedhin, edhe tallin bythen!

Nga Mentor Kikia

Alaudin Malaj është kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ai është paditur nga ILDKP se ka ndërtuar një skemë kompanishë në emër të familjarëve, për të mbuluar burimin e vërtetë të parave. Sipas ILDKP, në 11 vjet ai ka shtuar të ardhurat me 1.7 milion euro. Kolegët e BIRN i bëjnë një skaner të gjitha fakteve që ka përmbledhur në dosje ILDKP. Gjykatësi duhet të jetë nervozuar, jo më shumë nga padia, sesa nga fyerja që ILDKP i ka bërë duke thënë se ka shtuar vetëm 1.7 milion Euro. Para një viti ai u përfshi në një debat të fortë publik me gjykatësin Gjin Gjoni, që akuzonin njëri-tjetrin se kush merr më shumë para. “Gallat딝 e madhe ishte, por asnjërit nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë.

Së fundi Malaj ishte ftuar ne nje program, televiziv, të jepte mendimet e tij për reformën në drejtësi dhe e bëri “cop딝 komisionin e reformës, që nuk di ta reformojnë drejtësinë si duhet. Sa për korrupsionin, ai tha se është absurd ti akuzosh gjykatësit për luks sepse kanë një makinë edhe kur bën 65 mijë Euro dhe që është prodhim i vitit 2010. Sa për orët e ekstravagancës që kushtojnë po ashtu sa edhe makinat, ai tha se mund të jenë edhe imitime kineze. Dmth që ne i mbajmë për tu bërë karshillëk njëri-tjetrit.

Publikimi i kësaj përmbledhjeje nga BIRN shoqërohej me një mori komentesh plot mllef të qytetarëve, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës ky refren bastardësh. Shumë njerëz nga Vlora, ku Malaj ka qenë gjykatës, tregonin se ai është pronar edhe i këtij e atij pallati, kësaj e asaj qendre tregtare, që prindërit e tij që rezultojnë se i kanë dhuruar atij apartamente nga 200 mijë euro, janë njësoj si të gjithë, e skanë zënë biznes me dorë në jetën e tyre. Që ka bërë batërdinë me pronat e të tjerëve, me troje në bregdet etj etj. Me pak fjalë, një gjykatës rezulton te jetë i barabartë me një kompani gjigande biznesi, nga ato për të cilët pronari ka punuar një jetë, duke marrë kredi e duke punësuar mbi 500 njerëz dhe qe luftojnë me qeverine cdo vit per taksat.

Pyetja është: Ku e gjejnë kurajën këta njerëz që edhe të vjedhin, edhe të shkelin ligjin me këmbë, edhe të shesin më para drejtësinë, edhe të vrasin të drejtën për qytetarët e thjEshtë, edhe të shkatërrojnë shpresën e shqiptarëve për të jetuar në vendin e tyre, edhe të tallin b… publikisht? Ku e gjejnë guxinin pra tu sjellë si perandorë bastardë me shtetin, vendin dhe shoqërinë?
Derisa ka një denoncim për korrupsion dhe shkelje të ligjit, përse hesht prokuroria e KLD-ja? Apo janë pjesë e korporatës së hajdutërisë? Duhet të pritet patjetër reforma që këta njerëz të lënë zyrat e shtetit? Dhe e fundit, a mjafton që këta të lënë zyrat dhe të shijojnë paratë që kanë vjedhur?

Share: