Home KRYESORE Koha e polarizimit, kerkon bashkim kombetar!

Koha e polarizimit, kerkon bashkim kombetar!

Nga Kreshnik Osmani

Ne nje bote kaq te polarizuar. Ne kete rajon kaq te trazuar dhe ne kete Europe kaq te pavendosur ne raport me rajonin, shqiptareve u lind natyrshem e drejta per te qene te sinqerte me shqetesimet e tyre, duke pershpejtuar kesisoj ritmet e procesit te Bashkimit Kombetar. Kjo e drejte buron nga e drejta e tyre per te gjetur format e pershtashtme per t’u organizuar, mbrojtur e zhvilluar, ne terrene dhe kontekste gjeopolitike te veshtira, jo stabile dhe te rrezikshme. Peshat specifike te kombeve dhe te popujve nen driten e zhvillimeve me te fundit nderkombetare, nuk percaktohen ekskluzivisht nga madhesia e aleateve dhe besnikeria e tyre, por fillimisht nepermjet bashkimit te gjitha energjive dhe kapaciteteve kombetare dhe venia e tyre ne funksion te nje organizimi politik shteteror dhe kombetar unison, i afte per t’u perballur me zhvillimet globale ekonomike, politike dhe ato te sigurise!

Share: