Regional Academy for Democracy – RAD Education ka mbledhur për disa dite ne Beograd, aktore te ndryshëm politik dhe nga shoqëria civile nga vendet e rajonit për te folur dhe shkëmbyer problematikat kombëtare te gjithsecilit  shtet dhe shoqëri ballkanike. Tematikat sigurisht kane qene aktualet, zhvillimi demokratik i shteteve perkatese,  dialogu ndërfetar, roli i qeverive, shoqerise civile dhe medias ne zhvillimin e demokracise dhe kriza e refugjateve. Nga Shqipëria midis te tjerëve merrnin pjese deputetja socialiste Esmeralda Shkjau, koordinatori i PD, Edvin Kulluri, ish kryetari Këshillit bashkiak te qytetit te Durresit, Indrit Hamiti, Arber Kadia e te tjerë. Konferenca tre ditore sipas organizatoreve qe tashme është drejt mbylljes se saj ka patur shkëmbime shume interesante opinionesh nga aktore krejt te ndryshëm nga te gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe pjesëmarrësit shqiptare kane qene shume aktive!