Home KRYESORE Kosova nuk guxon të shkoj në luftë civile! Do na gjykoje gjaku...

Kosova nuk guxon të shkoj në luftë civile! Do na gjykoje gjaku i dëshmorëve!

Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, për Gazetën NewBorn, ka thenë se, gjendja në të cilën ndodhet Kosova dhe Kuvendi i Kosovës, pra në këtë krizë të thellë politike, sheh si zgjidhje dialogun mes partive politike për daljen nga kjo gjendje.

“Qeveria të heq dorë nga marrëveshjet të cilat janë të dëmshme dhe të filloj normalizimi i gjendjes në Kosovë. Në të kundërtën vendi po shkon drejt një gjendje të jashtëzakonshme e cila në rrethana politike mund të na qoj drejt një lufte civile në Kosov딝 - thotë Hasani per NewBorn duke shtuar se përgjegjës për një gjendje të tillë janë të gjithë, Qeveria dhe opozita.

“Një luftë civile do të ishte një shkatërrim i Kosovës dhe një e ardhme e tmerrshme për vendin dhe një favor politik për Serbin딝, thotë Hasani ku sipas tij, Kosova nuk guxon të hyj në një rrezikshmëri të tillë, sepse do të na gjykoj gjaku i dëshmorëve dhe historia. - “Dialogu është mundësi e vetme të shpëtohet vendi, të shpëtohet e ardhmja e Kosovës, dhe se, asgjë nuk humbim edhe nëse shkohet në zgjedhje apo tërhiqen marrëveshjet. Me tërheqje fiton Kosova dhe me zgjedhje përsëri fiton demokracia” thekson deputeti Nait Hasani.

Share: