Home KRYESORE Ago: Ku eshte Rapiscan kur kalon droga ne kufi…?

Ago: Ku eshte Rapiscan kur kalon droga ne kufi…?

Ish-kreu i Doganës, anëtari i Asamblesë së PS-së, Petrit Ago ka hedhur dyshime për mënyrën se si ka kaluar kamioni me drogë nga porti i Durrësit drejt Italisë, ndersa duhet të ishte skanuar më parë në port.

Dmth ibjekt i ironisë së ish-kreut të Doganave, është kompania “Rapiscan” e kontaktuar së fundmi nga qeveria, në vend të “Crown Agents”, për skanimin e mallrave që hyjnë e dalin në kufirin shqiptar.

Ironinë dhe dyshimin e tij, e ka shprehur nëpërmjet një postimi në “Facebook” ja cfare shkruan Ago.

“Sot janë kapur 1650 kg drogë në Bari e cila kishte kaluar me kamion nga Durrësi.  Është skanuar apo jo? Nëse jo, pse? Ku është skaneri i Rapiscan-it? Për këtë kamion Rapiscan-i është paguar. Në qoftë se është kontrolluat duhet të dali përgjegjësia. Në qoftë se jo, pse? Të lumtë o Rapiscan, të gjithë i pjell pula, juve ju polli gjeli”.

Share: