Home KRYESORE Kur do të ngrihemi kundër Veselit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit, Limajt?

Kur do të ngrihemi kundër Veselit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit, Limajt?

Nga Donika Gërvalla, Aktiviste e LDK ne Zvicer!

Nuk mjafton që i gjithë vendit po e merr të tatëpjetën: ekonomia, politika dhe shoqëria. “Elitat” tona të korruptuara e kanë zaptuar vendin dhe po ia marrin frymën. Tani janë nisur të shkatërrojnë edhe zemrën e demokracisë, Kuvendin e Kosovës. Si dhuna në Kuvend, ashtu edhe arrestimi i deputetëve të zgjedhur janë pjella të mendësisë së shfrenuar të “elitës” sonë politike.

Njeriu i fundit, i cili tentoi të asgjësonte me dhunë Kuvendin e Kosovës quhet Sllobodan Millosheviç. Ndërsa në kujtesën kolektive evropiane, i fundit ishte Adolf Hitleri dhe trupat e tij SS, të cilat okupuan me dhunë sallën plenare të parlamentit gjerman.

Të gjithë e dimë se si përfunduan këta dy diktatorë dhe sistemet që i ngritën.

Nuk është çështja që opozita po ushtron dhunë, gjë që natyrisht që është për t’u dënuar.

Nuk është çështja që një qeveri e dobët si kjo e jona as që përpiqet që një konflikt, i cili ka eskaluar në dhunë, ta zgjidhë me mjete të dialogut.

Nuk është çështja që ata që janë në pushtet dhe një pjesë e madhe e opozitës nga pothuajse çdo qytetar i Kosovës shihen si kriminel dhe të korruptuar.

gervala me drejtuesit e kosovesNuk është çështja që kryetari i Kuvendit të Kosovës, i përçmuar brenda dhe jashtë Kosovës për shkak të duarve të përgjakura, dhunës di t’i përgjigjet vetëm me një gjuhë, atë të dhunës.

Nuk është çështja që në emër të “dialogut” shkelen interesat e Kosovës dhe territori i saj copëtohet sipas qefit.
Nuk është çështja se a po proteston opozita vetëm për të shtyrë sa më shumë gjykatën speciale dhe pasojat e saj.
Nuk është çështja që evropianët dhe të tjerët po na përbuzin gjithnjë e më tepër, sepse po sillemi sikur duam të dëshmojmë me çdo kusht që nuk duam të jemi pjesë e Evropës.

Nuk është çështja që diplomatët ndërkombëtarë përzihen vazhdimisht në çështjet tona sikur të ishim fëmijë të vegjël apo psikopatë, të cilëve u duhet treguar vazhdimisht se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo.

Jo, çështja jemi NE. Dhe pyetja më e rëndësishme e këtyre ditëve është: KUR?

Çështja është: edhe sa kohë do të lejojmë që ne dhe rinia jonë të trajtohemi si dele, me të cilat ujqërit bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan.

Çështja është: edhe sa kohë do të lejojmë që të na vidhet pavarësia e fituar me guxim qytetar, gjak dhe lot?

Çështja është: vallë e hoqëm qafe Serbinë që shqiptari me shqiptarin të sillet si policia e ushtria e Millosheviçit në të kaluarën?

Pyetja më e rëndësishme është: KUR?

Kur do të ngrihen të heshturit, të ndershmit, të dëshpëruarit kundër Veselit, Thacit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit, Limajt?

Kur do të ngrihemi ne në forma dinjitoze dhe civile kundër të gjithë atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë të ri duke parë vetëm interesat e tyre të ngushta?

Kur do të ngrihemi të dëshmojnë që dimë ta mbrojmë demokracinë, lirinë dhe dinjitetin edhe atëherë, kur armiqtë e lirisë dhe të demokracisë nuk na vijnë nga jashtë, por ndodhen në mesin tonë; kur këta armiq të lirisë dhe demokracisë nuk janë serbë, por shqiptarë, të cilët përmes korrupsionit, kriminalitetit dhe tani edhe dhunës duan të na e shkelin lirinë, të na e marrin pavarësinë dhe të na e shkatërrojnë demokracinë?

Mbi të gjitha qëndron për ne dhe miqtë tanë në Evropë pyetja: a mund ta mbrojmë me dinjitet ne shqiptarët në Kosovë demokracinë e fituar me shumë punë dhe jetë të humbura dhe të cilën nuk do ta kishim arritur pa mbështetjen dhe besimin e Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera evropiane?

Edhe sa duam të presim? Vallë deri sa ta kemi shpenzuar edhe pikën e fundit të kredibilitetit dhe besimit tek miqtë tanë?

Nevojiten sinjale të qarta drejtuar politikanëve tanë të papërgjegjshëm, por mbi të gjitha miqve tanë për të dalë nga kjo gjendje ku ndodhemi.

Dhjetë minuta të investuara për një email dërguar miqve të Kosovës nuk janë shumë për shpëtimin e vendit tonë.

Shkruajini Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe jo ambasadës gjermane në Prishtinë.

Shkruajini Prof. Norbert Lammert, Kryetar i Bundestagut Gjerman.

Shkruajini Presidentit Barack Obama, jo ambasadës amerikane në Prishtinë.

Shkruajini Kryeministrit David Cameron, jo ambasadorit në Prishtinë.

policia e kosoves ne shkolle5Shkruajini Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Shkruajini Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Shkruajini presidentëve dhe kryeministrave të vendeve, në të cilat jetoni (dhe jo Isa Mustafës), kryetarëve të parlamenteve ( dhe jo Kadri Veselit), kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve ( jo Enver Hoxhajt).

Shkruani fjalët tuaja. Teksti i mëposhtëm është vetëm një propozim. Është vendi juaj, prandaj shkruani çfarë ta shihni më të arsyeshme në shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, apo cilëndo gjuhë që flitet në vendet ku jetoni

Share: