Home KRYESORE Lajme nga Katundi Bllok…

Lajme nga Katundi Bllok…

Nga Monika Spahivogli

Ne katundin Bllok sot eshte qetesi….

Bllokmenet kane shkuar per pushime (long weekend). Rrofshin pushimet!!!

Dyqanet jane hapur si zakonisht qysh ne 7 te mengjesit por…hic…..
Ne Katundin tone kalojne vetem dy kalamaja me prinderit per dore. Sa borxh i ke atij ti o ba-thote nje 3-vjecar….Babai vazhdon te flase ne telefon me nerva dhe e terheq kalamanin zvarre!

Pastaj kalon nje qe shan me liber shpie (nuk ka faj fundja sepse, ashtu si une nuk po ben pushim)….

Kalon edhe nje grua qe pastron nje shtepi nga te Bllokmenve te sotem. Ajo me sjell ca leke qe m’i kishte borxh por, eshte e verdhe ne fytyre megjithese buzeqesh…Krahet i ka te ngarkuar me canta te renda (detergjente, ushqime..gjera) per shtepine qe po pastron teksa te zotet jane me pushime.

Kalon edhe nje nga budallenjte e lagjes qe me thote: Keq puna Monika, hic leke rrotull!!
Po ik ore-i them-po lekat per pushimet ku i gjeten njerzit??!!

Vendos t’i futem politikes sepse me duhen edhe mua ca leka :P (me sugjeroni nje parti ju lutem, megjithese pak si vone!!)

Share: