Home KRYESORE LDE ben thirrje për vetëpërmbajtje ne Kosove!

LDE ben thirrje për vetëpërmbajtje ne Kosove!

LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike nepermejjt drejtuesit te saj Arian Galdini gjykon se ao cka po ndodh ne Kosove është trishtuese per te gjithe shqiptaret ne mbare hapesirat ku ata jetojne e gjithashtu edhe ne Diaspore. Sipas LDE eshte paaftesia e dukshme e klases politike ne Kosove qe solli humbjen per 3 vota te votimit per anetaresim ne UNESCO.

“Kjo klase politike nuk duhet te na humbase cdo shans kendej e tutje qe ta kemi Kosoven shtet sovran e te se drejtes, e plotesisht te integruar ne BE dhe ne organizatat Nderkombetare dhe Euroatlantike. Kosova meriton nje klase politike me te drejte, me te mire, me te vlere sesa kjo qe ka. Nje klase politike qe nuk di te ulet e te gjeje gjuhen e perbashket eshte klase politike e deshtuar. Eshte e pafalshme qe marreveshjet me vendet fqinje te behen shkaqe per mosmarreveshje mes vedit te forcave dhe faktoreve politike shqiptare ne Kosove.
Eshte e pafalshme qe Qeveria dhe Pushtetet me pare i arrestojne sesa bisedojne me deputetet e Opozites. Eshte e pafalshme edhe dhuna e ushtruar ne Protestat e Opozites nga Protestuesit dhe nga Policia. Eshte i pafalshem edhe qendrimi shperfilles i Tiranes zyrtare.
Tirana zyrtare dhe Opozita e Tiranes zyrtare, te lene menjane fushaten paraelektorale qe kane nisur, e te vendosen ne gatishmeri te urtimit, paqtimit dhe marreveshjes mes paleve politike ne Kosove.”

- thuhet ne komunikatën për shtyp Partia per Liri, Demokraci dhe Etike  ku behet thirrje per qetesi, paqe dhe urtesi mes paleve. ..

Share: