Partia per Liri, Demokraci dhe Etike nepermjet kryetarit te saj Arina Galdini thote se me 92 vota pro Kosoves qe te pranohet ne UNESCO, edhe pse nuk qe mundur qe Kosova te behet anetare e UNESCO, ky zhvillim deshmoi se jane shumica e kombeve dhe vendeve te globit te cilat e duan Kosoven ne UNESCO dhe me gjere dhe se votimi i sotem ka qene historik dhe ka nje permase te madhe gjeostrategjike.
Kosova do te duhet te prese deri ne vitin 2017 per te riaplikuar per anetaresim ne UNESCO – thuhet ne deklaraten e LDE duke vazhduar me kritka se - Sidoqofte, sot ka deshtuar politika e dobet partiake dhe private e lidershipit qe drejton Institucionet e Kosoves dhe te Shqiperise. Kane deshtuar politikane te verber qe duan pushtetin e tyre me shume se Kosoven e Shqiperine, qe duan veten e tyre me shume se ardhmerine e vendit dhe qytetareve qe perfaqesojne. Sot eshte bere histori.
Me tej deklarata e Galdinit thote se Miqte besnike te shqiptareve u deshmuan miq besnike. SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, etj, e rikonfirmuan projektin e tyre pro aspiratave tona kombetare. Eshte sfide e lidershipit politik e institucional ne Kosove e Shqiperi, qe te deshmojne ata se sa besnike e te ndershem e te afte jane per te perfaqesuar vendin, qytetaret dhe kombin e tyre.