“Kaçaniku kryeqyteti i ISIS-it Europë” kështu e ka titulluar reportazhin, programi investigativ italian “Le Iene” (Hienat), duke vënë në qendër të vëmendjes Kaçanikun, qytetin kosovar, me një popullsi prej rreth 30 mijë banorë, nga i cili janë rekrutuar 30 luftëtarë për në shtetin islamik. Gazetari i “Le Iene” ka kontaktuar me familjen e Lavdërim Muhaxherit, që cilësohet si një pikë kontakti për të gjithë personat që rekrutohen nga Ballkani.
Ne Itali jepet nje reportazh qe quhet “Kaçaniku kryeqyteti i ISIS-it Europë”. Programi shihet nga miliona njerez ne Itali, madje ka shikueshmëri edhe jashte saj. Sigurisht qe mund te kete nje pjesez te vertete te asaj qe thonë gazetaret e ketij programi Tv, por ajo nuk mund ta përfshije te gjithë qytetin e për me tepër Kosovën dhe te gjithë shqiptaret.
Nje qytetar i nderuar pyet : “A patem nevojë qe Kaçanikun e Idriz Seferit ta quajnë ” “Kaçaniku kryeqyteti i ISIS-it Europë” . E dhe nje here ….nuk kam fjalë .” -Â dhe shqetesimi i tij duhet te jete i shumices sone ketej dhe andej kufirit. Por ajo qe duhet te reagoje fort eshte politika e cila zihet mes veti duke na bindur qe edhe kete here Konica ka shume te drejte kur thote: “e keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret!”