Home KRYESORE Letra e plote DORËHEQJES se Mark Frrokut!

Letra e plote DORËHEQJES se Mark Frrokut!

DOREHEQJE DREJTUAR: KUVENDIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE. KOMISIONIT QENDROR TE ZGJEDHJEVE.

Te nderuar zgjedhes te Qarkut Shkoder.

Te nderuar anetare dhe simpatizante te Partise Kristian Demokrate,

Te nderuar deputete te Kuvendit te Republikes se Shqiperise,

Me ane te kesaj shkrese deshiroj tju bej me dije se heq dore si deputet I Kuvendit te Republikes se Shqiperise per te lene te lire dhe pa ndikime, veprimet e organeve ligjzbatuese, te procedojne per hetimin dhe gjykimin per veprat penale per te cilat une jam akuzuar dhe po hetohem.

Une rrjedh nga nje familje me tradita te larta patriotike nga fshati Kqire I rrethit Puke. Si pjesa me e madhe e familjeve ne rajonin verilindor dhe zonave rurale te Shqiperise, per nje jete me te mire kam emigruar bashke me vellezerit e mi. Pas kesaj jemi vendosur ne Tirane. Nga kursimet e punes ne emigracion ngritem biznese ne Tirane.

Motivi dhe qellimi i kesaj doreheqje eshte fakti qe ndaj meje po zhvillohet nje proces gjyqesor ne shtetin e Belgjikes ku akoma nuk eshte marre nje vendim perfundimtar qe prej 17 vjetesh. Lidhur me kete, nga ana e organit te akuzes, eshte nisur nje hetim per kete ceshtje per te cilen une jam ne poziten e te pandehurit ne procesin gjyqesor qe po zhvillohet ne shtetin e Belgjikes. Per kete arsye, une ndodhem ne dhomat e paraburgimit ne IEVP 302 Tirane qe prej dates 3 prill te vitit 2015. I gjithe ky kalvar vuajtjesh ndaj meje dhe familjes time eshte politike, dhe qe daton nga momanti i divorcit tim me ish-Partine Shtet, Partine Demokratike. Gjate kohes qe ne ishim pjese e tyre dhe sponsorizues per ta, nuk isha i inkriminuar dhe tashme ne adresen time hidhet nje lume akuzash dhe perbalteje dhe shpifje te pa verteta te cilat vertetesine e tyre do ta tregoje koha shum shpejt.

Meqenese duhet te penalizohet e te behet kurban nje deputet per termin e dekriminalizimit, me ra mua si pjese duke mos qene pjese e politikes vjeter 25 vjecare. Qe ne momentin e akuzimit time nga organi I akuzes kam shprehur gadishmerine per tu perballur me te verteten e qe nuk jam lekundur ne asnje moment qe ti shmangem drejtesise. Por, dua te bej me dije opinionin publik se une me ortakun tim i kam paguar ketij shteti mbi 12 milion euro taksa e tatime, e tashme nga Prokuroria e Pergjithshme akuzohem se nuk justifikoj 2 milion dollare pasuri !

Te nderuar anetare te mazhorances, ju kerkoj falje per shqetesimet qe ndoshta ju kam sjelle, por ju garantoj se ato qe jan thene per mua nga opozita jane te paverteta, por per ti hapur rruge veprimtarise parlamentare normale dhe qeverise, po paraqe doreheqjen time nga detyra e deputetit te Kuvendit te Shqiperise.

Te ndruar zgjedhes te qarkut Shkoder, ju kerkoj falje qe po le ne gjysem mandatin , por ju garantoj pavarsisht kesaj do jem gjithmone ne krahun tuaj ne mbeshtetje te problemeve te shumta qe keni. Pasardhesi im ne listen e Partise Kristian Demokrate do te jete ne mbeshtetje dhe percuese te problemeve te zerit tuaj ne Parlament.
Perzemersisht e me respekt,
Mark FRROKU

Share: