Home KRYESORE Marko Bello pyet, ndotja e detit aksident apo …?

Marko Bello pyet, ndotja e detit aksident apo …?

Aksident apo ….

Nje lajm shqetesues ka qene ndotja e detit dhe bregdetit te Durresit, per pastrimin e te cilit thuhet se jane angazhuar forca te shumta.

Mund te ndodh qe anijet cisterne qe transportojne nafte dhe nenprodukte te saj te mbyten ose pesojne avari, duke shkaktuar ndotje me pasoja te renda.

Vecse, ne nje rast te tille dihen shkaktaret dhe pergjegjesit, te cilet detyrohen te paguajne shuma marramendese per rehabilitimin e gjendjes se krijuar me ose pa qellim.

Mirepo, ne rastin tone, ende nuk po gjenden shkaktaret e ndotjes, ndonese edhe ne kemi struktura qe ligji i ngarkon me pergjegjesi per te garantuar ruajtjen e mjedisit dhe detit.

Te jene “paguar” per te mbyllur syte dhe veshet keto agjenci, apo ndotja ka ardhur nga UFO-t, veshtire te gjendet.

Te presim konkluzionet e eksperteve , me shpresen se raste te tilla nuk do te perseriten ne te ardhmen, ndersa faji nuk do te ngelet jetim.

Share: