KËSHILLI NDËRKOMBËTARE I CAMERISE PËR KOSOVËN DHE LUGINËN E PRESHEVËS, 7 Nëntor 2015, Prishtine
Me daten 7 Nentor 2015 u themelua ne Prishtine Keshilli Nderkombetar i Camerise per Kosoven dhe Luginen e Presheves (KNCKLP) qe përbehet nga 74 personalitete politike, akademike, klerikale dhe mediatike. Ne konstituimin e Keshillit mori pjese dhe pershendeti Sekretari i Pergjithshem i Keshillit Nderkombetar te Camerise (ICC) me qender ne Hage, Prof. Dr. Lisen Bashkurti.
Themelimi i Këshillit Ndërkombëtar i Çamërisë për Kosovën e Luginën e Preshevës mbas themelimit edhe këshillave të tjerë brenda dhe jashtë hapësirave të shqiptarëve, tregon që kjo nuk është sfidë vetëm për popullsinë e shpërngulur çame, Shqiptareve te Presheves, apo shqiptareve ne Kosove dhe Maqedoni, por problematika e cdo grupi interesi eshte problematike për gjithë kombin shqiptar! Vendosja e kësaj kauze në përputhje me drejtat e kombeve, legjislacionit ndërkombëtar duke ju drejtuar këtyre institucioneve garanton rikujtesë Europës se sotme për të korigjuar bashkarisht padrejtësitë e shekullit të kaluar!