Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian. Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.
Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.
Padyshim qe rasti i Kosoves dhe mos pranimi i saj ne UNESCO duhet te na beje me reflektues dhe jo inatcor per tu treguar me Katolik se Papa thote Populli dhe kjo fjale vlen ne rastin e nje vendi laik si Shqiperia. Per kete gje mund te mesohet nga Serbia i cili ka shoqeri ortodokse, por edhe raporte te mire politike dhe ekonomike me vendet islamike.