Nga Dede Shkurti
***
Liberte, Egalite, Fraternite!”, gjëmoi
Maximilien Robespierre.
Kur i jepte Francës Trekëndëshin Magjik.
Njëqind vjet prapa, lapsin mprehu Gustav Ejffel
Magjinë ta trupëzonte në një kullë me çelik.
***
Çdo fjalë e Robespierit pagëzonte një brinjë
Dhjetë mijë ton metal ngulnin thundrën mbi dhe.
Për të kundruar mbi Paris tej viteve tremijë,
Hyjnoret: Liberte, Egalite, Fraternite!
***
Aristokratët e artit rebeluan, kthyen shpinat
Emile Zola shfryn:
më mirë nën Senë ,Volter, Monteskje!
Qindra mijëra trekëndësha , dy e gjysmë million ribatina
Në Eiffel tingëllonin:
Liberte, Egalite, Fraternite!
***
Fyrma e Zolasë shtang në Panteon
Kur lajthisin stërnipërit dritëshkalë në Çhamps Elysees
Trekëndëshi u bë Kryq i Thyer në Çharlie Hebdo
Me brinjë si kama:
Liberte, Egalite. Fraternite!
***
Më e shara, më e vizituara nën këtë qiell ”“ plumb,
Ku Fryma e Robespierit, s’është shuar ende
Trekëndëshat prej çeliku të Ejfelit botës i japin kumt
Këndojnë në kor: Liberte, Egalite, Fraternite!
***
Kumt i përjetshëm kapton Senë e Mon Blan
Bëhet homoglobinë e Komb-Aortës, Drin.
ASHT i pazhbëshëm i Feniksit Iliro- Dardan,
Liri! Barazi! Vëllazërim!
***
Kombi im tri Epoka, rrëzohu e ngrihu për Liri,
Feniks i Trojës, Paris!
Në këtë natë është me Ty!
*****
Dedë SHKURTI
14.11.15
foto e Dede Shkurti