Vazhdojnë reagimet pas masakrës së djeshme në Paris. Burrështetas, politikanë dhe klerikë kanë dënuar sulmet e djeshme duke ngushëlluar ppullin francez. Mendimari mysliman, Fethullah Gylen ka publikuar një telegram ngushëllimi, ku dënon aktin e dhunshëm dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbarë popullin francez.
“Jam ende thellësisht i tronditur prej lajmit të masakrës së mallkuar që ka ndodhur mbrëmë në Paris, ku kanë humbur jetën më shumë se njëqind njerëz fare të pafajshëm dhe janë plagosur edhe më shumë të tjerë. Cilido dhe i cilitdo të ketë qenë qëllimi i një akti të këtillë çnjerëzor, më duhet edhe njëherë që ta mallkoj ashpërsisht çdo lloj akti terrorist.
Çdo lloj akti terrorist është një goditje e rëndë me të cilën terrori përpiqet të sulmojë paqen dhe qetësinë. Secili prej tyre është nga një mëkat i papranueshëm që duhet dënuar dhe mallkuar pa kurrfarë “por”-i, pa kurrfarë “mirëpo”-je, pasi nuk ka justifikim a nevojë që të mund të shërbejë si strukje shfajësimi….”