Home KRYESORE Miratohet tarifimi i parkingjeve ne kryeqytet.

Miratohet tarifimi i parkingjeve ne kryeqytet.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbrëmjen e së mërkurës ligjin për parkingjet me pagesë. Pas një debati që ka zgjatur për rreth 3 orë, Këshilli ka votuar projektin në fjalë, që përcakton tarifat e parkimit, vetëm me votat e mazhorancës.

Këshilltarët opozitarë e kanë bojkotuar votimin. Ndërkohë që me të njëjtat vota janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës, mes të cilave ajo për rritjen e rrogave të administratës së bashkisë.

Në fjalimin e tij në hapje të seancës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e cilësoi si një domosdoshmëri çështjen e menaxhimit të parkingjeve përmes një agjencie, në mënyrë që të ardhurat e siguruara nga ky shërbim publik t’i shkojnë bashkisë dhe të përdoren më tej për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Sa u takon tarifave, Bashkia aktualisht ka vetëm një regjim, atë për 3 mijë vende me 1.000 lekë ora, ndërkohë që sipas Veliajt, kryeqyteti duhet të ketë disa paketa tarifimi.

Share: