Qeveria ka vendosur një moratorium 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve dhe ndalimin e eksportit të lëndës drusore në masën 100 për qind. Këtë deklaroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka sot gjatë një konference për mediat, ku edhe njoftoi miratimin e projektligjit për fondin pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. – “Me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore, në masën 100%. Ky është vendim historik dhe kërkon mbështetjen e te gjitha palëve” – tha ministri Koka. Duhet pritur nëse do zbatohet ky vendim ndërsa deri ne ditët e fundit edhe vendet fqinje lenden drusore e merrnin nga territori i shtetit shqiptar.