Home KRYESORE Na jepni Albinin, tu japim ballist Morinin!

Na jepni Albinin, tu japim ballist Morinin!

Nga Ylli Dylgjeri

A pranoni të bëjmë një shkëmbim baca Isa? Tu japim ballist Morinin e të na jepni Albinin. Si ju duket?

E meritoni Ju një ballist, e ne një Albin. Me çna dëgjojnë veshët këtej e andej, na bënte më shumë punë Ne në luftën ndaj korrupsionit një Albin. E ju bënte punë më shumë Ju atje për kufinjtë një ballist. Kjo është filozofia që na përshtatet sot më mirë. Edhe fansat kështu janë ndarë. Ballistë andej e Abinis-të këtej. Është më afër nesh kjo aferë. Janë karektere tipike për kohën që po jetojmë. Ne të luftojmë hajninë me Albin e Ju ti mbroni më mirë kufijtë me Ballistin. Ju a japim megjithë harte ballistin tonë. I shkëmbejmë me ceremoni në Morinë. Jo se Ju, jeni më pak hajna andej kufirit, por e keni dhe një EULEX për roje. Ne akoma nuk na kanë ardh nga evropi për të na ndrequr këtu me “EULEX”.

Mendoje njëherë Isa. E ndaje shpejt sa nuk të janë shtuar më shumë hallet, se boll të menduar e të rënduar e ke hijen. Bisedoje njëherë edhe me Hashimin, se ai i mbulon mardhëniet me jashtë kufijve. Eshtë edhe më kompetent për pazaret: “më jep një qen me lesh , tu japim një akrobat”- Hashimi.

Ti shpëtojmë djemtë nga burgu, e njëherësh shpëtojmë kufinjë dhe kombin e lodhur nga dhe hajnia e tradhtia.Tung.

Share: