Nga Endira Bushati
Duke parë Opinion…Â Pyetjes “Pse Shqipëria është në këtë gjendje pas 25 vitesh pluralizëm”, mund t’i japësh shumë përgjigje…..
Por, padiskutim, përgjigjja që i përfshin të gjitha përgjigjet është një dhe vetëm një:
Në 90′ nuk u dha Drejtësi!
Kjo shoqëri, pjesa më e shëndetshme e saj, akoma sot, u ka një borxh të persekutuarve, ish pronarëve dhe çdo personi që guxoi të mendonte i lirë gjatë regjimit komunist!
U ka borxh dhe fëmijëve të tyre!
Pa u shlyer ky borxh, kjo shoqëri s’ka qetësi!
E si mund të ketë kur Ata që rrahin gjoksin se do hapin dosjet, mbajnë akoma në shtëpi fotot dhe bustet e Enverit…..