Home KRYESORE NË LIDHJE ME ISLAMIN POLITIK, PARTITË ISLAME DHE BERISHËN…

NË LIDHJE ME ISLAMIN POLITIK, PARTITË ISLAME DHE BERISHËN…

Nga Enklid Pelari

Të nderuar bashkë-frymëmarrës! Aq shumë frymë harxhuat për temën e mësipërme, saqë mezi po merrni frymë. Ja pse tezat e juaja janë të destinuara të avullojnë në ajër. Sepse janë diç më shum se gazi biologjik i njeriut. Vetëm se këto të juajat dalin nga goja, e jo prej nga duhet të dalin. Tani për tu kthyer në shqipëri.

Në shqipëri s’ka për të pasur ndonjëherë parti politike islame, aq më tepër një islam politik. Në max. ka ndonjë stereotip që don të ze ndonjë post, a drejtori, apo favore. Një cop pun për ta thënë troç. Por kurrsesi aventurier si ISIS. Arsyeja është e thjeshtë, shqiptarët që pasi u shkëputën nga Turqia thurën aleancë me perëndimin dhe nuk tentuan të bënin aventura me vendin. Këtu kam parasysh klerikët islam. Pra ata zgjodhën vullnetarisht të bënin aleancë me perëndimin.

Të thuash të kundërtën thjesht ke fyer inteligjencën shqiptare, për pasojë edhe veten. Të krahasosh shqiptarët me ISIS është si të krahasosh Shako Hoxhën me Golen e çmendur që komenton ndeshjet me veten 23 orë në ditë. Ja pra pse jeni të çmendur. E keni parë Kaç Myftarin, aq qesharak bëheni ju gazetarë seriozë kur tentoni ti bëni këto lidhje pa lidhje. Nuk kursehem, këtu përfshijë edhe Kadarenë dhe Blushin, të cilët në tentativë për tu bërë një Bat Your, Falaç, Khalid Hysein, etj bien në nivelin e Kaç Myftarit, të cilin e ironizon me të drejtë kryeministri dhe të tijët. Dhe a e dini pse bien në nivelin e Myftarit fantashkrimtarët tanë, sepse po në të njëjtin nivel “nerotik të gjendjes obsesive” -siç i quan Frojdi këta- janë edhe orientalistët e sipërpërmendur. Nëse keni dyshime për këtë që them lexoni librat e tyre që të kuptoni sesa të rrjedhur jeni ju, ose të kuptoni sesa të rrjedhura janë këto teza dhe të shpëtoni. Rrugë të tretë nuk ka.

Kur Berisha si kryeministër dhe hoxhallarët e Tiranës bën thirrje për të ndihmuar opozitën siriane, ata ju përgjigjën Obamës që e ideoi këtë thirrje, bëjeni edhe atë vehabist tani po deshët. Kujtojmë këtu se në atë kohë nuk ishte krijuar ISIS. Më pas me daljen e ISIS Berisha dhe shunë hoxhallarë të tjerë dolën kundra tij, por vazhduan të përkrahnin opozitën legjitime. Tamam siç bëri Obama. Por ju edhe këtu e ngatërroni Shakon me Golen meqë të dy komentojnë ndeshjet.

Share: